web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-deputeti akuza policisë: Po ushtron presion ndaj protestuesve 

16 Mars 2019, 08:14, Aktualitet CNA

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, opozita e bashkuar pritet të protestojë sot para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që do t përgatisë zgjedhje të lira.

Ndërkohë që protesta pritet të nisë rreth orës 11:00, mësohet se simpatizantë të opozitës nga rrethet janë nisur drejt Tiranës.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së së Fierit, ish deputeti Luan Baci ka akuzuar policinë se po tenton që nëpërmjet presionit të pengojë protestuesit.

Baçi thotë se disa prej pjesëmarrësve në protestë janë marrë në telefon nga policia gjatë natës për të mos qënë në protestë ditën e sotme, por të paraqiten në komisariatin e policisë në orën 9:00 të këtij mëngjesi.

?Shumë protestues po merren në telefon nga policia. Deri tani kam rreth 20-30 denoncime nga qytetarë fierakë që janë marrë në telefon dhe u është thënë të paraqiten urgjent në drejtorinë e policisë, për shkak të protestës së zhvilluar kundër kryeministrit Rama. Thirrje policisë mos të bëjë presion ndaj qytetarëve fierakë. Mos të merret me presione të ulëta për të penguar protestën e qytetarëve?-tha ndër të tjera Luan Baçi në një prononcim për mediat./CNA.al





Lajmet e fundit nga