web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazhi/ Ja cili është politikani më i sinqertë

13 Mars 2019, 20:12, Aktualitet CNA

Një prej pyetjeve të sondazhit të bërë nga “Report TV”, në bashkëpunim me Institutin italian ?GPF Inspiring Research?, ka qenë edhe se cili prej figurave politike duket më i sinqertë në deklarimet publike?

Për këtë pyetje shqiptarët kanë pasur 5 mundësi zgjedhjeje. Bëhej fjalë për kryeministrin Edi Rama, ish kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD Lulzim Basha, presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

47.0% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk besojnë asnjërin nga të lartpërmendurit. Më tej renditët kryeministri Edi Rama, i vlerèsuar nga 37.7% e shqiptarëve, i ndjekur nga ish-kryeministri Sali Berisha me 11.0%.

Më tej në renditje vijnë Lulzim Basha, me 5.2%, presidenti Ilir Meta me 4.7% dhe sondazhi mbyllet me Monika Kryemadhin, e cila ka besimin e vetëm 1.4% të shqiptarëve të anketuar./CNA.al





Lajmet e fundit nga