web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazhet/ Shqiptarët kundër Bashës dhe Kryemadhit

13 Mars 2019, 20:00, Aktualitet CNA

Vendimi i opozitës për djegien e mandateve ka bërë që në mediat online edhe ato vizive të bëhen sondazhe nëse ky është një vendim i drejtë apo jo.

Në një sondazh të bërë nga Report TV në bashkëpunim me  institutin Italian “GPF Inspiring Research” shumica e shqiptarëve kanë votuar kundër këtij vendimi.

Rreth 62.8% e të anketuarve janë përgjigjur negativisht për vendimin e opozitës dhe vetëm 16.7% e mbështesin këtë vendim.

Ndërkohë që 12.2% janë përgjigjur se i kuptojnë arsyet e opozitës për djegien e mandateve ndërsa vetëm 8.3 % e të anketuarve janë përgjigjur nuk e di duke mos dashur kështu të komentojnë vendimin e opozitës./CNA.al





Lajmet e fundit nga