Connect with Us

Si po shkërmoqet LSI-ja/ Kryemadhi me gisht “në gojë”

Aktualitet

Si po shkërmoqet LSI-ja/ Kryemadhi me gisht “në gojë”

Publikuar

-

Lëvizja Socialiste për Integrim, është një forcë politike e cila u krijua në vitin 2004, pas një përplasje të Ilir Metës, me ish-kryeministrin e atëhershëm Fatos Nano.

Socialistët e quajtën në atë kohë, lëvizje e skraparllinjve të inatosur. Në vitin 2005, Ilir Meta përdori kandidatët e pavarur dhe çoi Partinë Socialiste në opozitë.

Në vitin 2009, me katër mandate deputetësh u bashkua me Berishën në qeveri, deri në vitin 2013.

Më pas, me 1 prill të vitit 2013 kaloi me Edi Ramën dhe solli “Rilindjen” në pushtet, e cila sot e ka zgjedhur President.

Me zgjedhjen e Ilir Metës President, LSI-në për një muaj e drejtoi Petrit Vasili, të cilin nuk e la më Mona ta vazhdonte detyrën, duke marrë komandën e partisë.

Sot pas dy vitesh , LSI duket më e ndrydhur dhe më e dobët se kurrë. Të gjithë njerëzit e Ilir Metës po e braktisin Monikën dhe LSI-në.

I pari ishte deputeti Robert Bitri në parlament dhe i dyti ishte Lefter Koka, i cili doli kundër vendimit të Monika Kryemadhit për të djegur mandatet e deputetëve. Ndërkohë, që 17 deputetë të tjerë dogjën mandatet, të tjerë kandidatë në listat pasuese po rrëmbejnë mandatet me shpejtësi.

LEXO EDHE:  “Zgjohet” opozita/ Kryemadhi bën paralajmërimin e fortë

Mesa duke “ushtria” e Monikës është e shpartalluar dhe askush nuk e respekton vendimin e saj.

Fakti që shumica e kandidatëve në listat pritëse po rrëmbejnë mandatin, tregon se veprimi i Monikës ka qënë i nxituar, i pakonsultuar dhe i pamenduar, duke treguar se LSI-ja, jo vetëm po shkërmoqet, por se është një forcë politike që ka lindur për interesa klienteliste.

Megjithëse me pak vende në parlament, me 19 vende, LSI duket se do t’i plotësojë 100% të përfaqësuesve të saj në Kuvend.

Me shpejtësi skëterrë, asnjë nga kandidatët e listave pasuese nuk ka refuzuar të marrë mandatin. Janë të rrallë personat që nuk kanë pranuar mandatin e deputetit.

Dje personi i radhës që mori mandatin është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ilir Metës, Ralf Gjoni, por dhe shumë personazhe të tjerë të rëndësishëm të kësaj force politike.

Pritet që pas rreth dy javësh, LSI të ketë grupin e plotë parlamentar./ CNA.al

LSI gati grupin parlamentar/ Ja deputetët e rinj të Kuvendit

Lefter Koka kundër Monika Kryemadhit/ “LSI nuk është Luli”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama uron nxënësit/ Një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen nxënësit të cilët ditën e sotme kanë rinisur procesin e ri mesimor. Në foto vihen re masat e reja të marra nëpër shkolla në kushtet e pandemisë, që po kufizon zhvillimin në mënyrë normale të shkollës.

Ai i uron nxënësit dhe mësuesit një vit të mbarë shkollor.



“MIRËMËNGJES duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira“- shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Grabitën dhjetra njerëz në Dhërmi/ Arrestohet 42 vjeçari, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Grabitën dhjetra shtëpi në dhërmi/ Arrestohet 42 vjeçari, shpallën në kërkim 3 të tjerë

Policia e shtetit ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.

Shtetasi me iniciale N.P 42 vjeç është arrestuar dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Shtetasi N. P., në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve, të cilat i kanë kryer në vende të ndryshme si banesa dhe ambiente të hapura, konkretisht:

Më datë 31.07.2020, në fshatin Shën Vasil, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje banesën e braktisur të shtetasit L. Q., vend në të cilin është gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila dyshohet të jetë e autorëve të mësipërm, pasi këta shtetas e përdornin këtë banesë si vendstrehim gjatë kryerjes së vjedhjeve

LEXO EDHE:  Thellohet “lufta” në koalicion/Gratë e PS-së kundër LSI-së, ja përplasjet



Më datë 07.09.2020, në Himarë, kanë vjedhur 2 motomjete në pronësi të shtetasve N. P. dhe T. P. Në të njëjtën ditë dyshohet se kanë vjedhur sendet personale të shtetasit maqedonas Z. T., në hotelin ku ai ishte akomoduar për pushime

LEXO EDHE:  “Zgjohet” opozita/ Kryemadhi bën paralajmërimin e fortë

Gjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht sende personale të personave të ndryshëm në Dhërmi të Himarës, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjes.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind/ Manastirliu publikon foton me vajzat e saj

Publikuar

-

Nga

Duke qenë se ditën e sotme nis procesi i ri mësimor, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur të nis ditën duke publikuar një foto me vajzat e saj.

Gjithashtu ministrja përfiton nga rasti për të dhënë një mesazh për prindërit dhe fton të gjithë të japin kontributin e tyre duke respektuar masat anti-Covid.



‘Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cënojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!‘- shkruan Manastirliu në një postim në facebook./ CNA.al

LEXO TE PLOTE