Cakaj në Gjermani/ Mirënjohje për mbështetjen e Merkel
Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministri në Detyrë Gent Cakaj u t...
Në korrik të vitit të kaluar, Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili rezulton se ka fshehur një dënim në shtetin italian, duke mos e deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Hetimet kanë nisur kryesisht, një ditë pas seancës dëgjimore të mbajtur në Komisionit e Pavarur të Kualifikimit.
Pas rreth nëntë muajsh hetime, Prokuroria ka dërguar në gjyq me akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit ish-gjyqtarin Admir Thanza.
I pandehuri Thanza do të përballet me akuzën e fshehjes së dënimit për vjedhje nga Gjykata italiane. Sipas zbulimeve të ONM Thanza rezulton i dënuar në vitin 1999 me 40 ditë burgim në Itali.
Dënimi në Itali është zbuluar nga përfaqësuesit e ONM-së, pasi gjyqtari Thanza nuk e kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit. Ai kështu bëhet gjyqtari i parë që fsheh një dënim.
?Nga dokumentet e siguruara nga KPK-ja me ndihmën e ONM-së, rezulton se, zoti Thanza, lindur në Shkodër, ka qenë i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Pizës në Itali, me vendim të shpallur më 21 qershor të vitit 1999. Ai është dënuar me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta italiane gjobë për veprën penale vjedhje në bashkëpunim?, ka thënë relatori Lulzim Hamitaj, gjatë seancës dëgjimore në KPK.
Në këtë mënyrë, sistemi i drejtësisë ka pasur në mesin e tij, për 26 vite me radhë një gjyqtar të dënuar për vjedhje dhe të lidhur me krimin.
Me pak fjalë, një gjyqtar me rekorde kriminale ka dhënë drejtësi deri në Gjykatën e Lartë.
Si u justifikua Thanza në KPK
Me lot krokodili para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Thanza ka pranuar se ka qenë i dënuar për vjedhje dhe duke luajtur rolin e naivit i është dukur budallëk fshehja e pasurisë.
?Nuk e kuptoj pse një garazh duhet të bëhet kaq alarmant për jetën time. Ajo që më shqetëson është ekzistenca e një procedimi penal. Në këtë formular kam deklaruar edhe celularë?, ka thënë para KPK ?së, Thanza.
Thanza është munduar të justifikojë dënimin që ka marrë në Itali për vjedhje. Ai ka habitur me deklaratën e tij se është dënuar për të ndihmuar kunatën.
?Unë e mora përsipër krimin, doja të shpëtoja nipin tim. Për ngjarjen në Itali u detyrova nga rrethanat familjare. Nëse e nëna e tij do depërtohej dhe fëmija nuk do shpëtonte dot. Nipi ishte 9 vjeç, kërkonte ndihmë. E ëma e nipit kreu një krim unë e mora përsipër fajin. Nipi ishte sëmurë dhe babai nuk jetonte. E bëra për të mbrojtur djalin e vëllait. Ka qenë një marrëveshje me avokatin, ku do të merrja vetëm një gjobë. Nipi që shpëtova sot është 28 vjeç dhe jeton tashmë. Për dekriminalizimin shkova në Itali dhe mora një certifikatë të pastër penale. Më trajtoni njësoj si gjyqtarët e tjerë?, është justifikuar Thanza para KPK-së.
Gjatë seancës në KPK, është thënë se Thanza ka marrë para nga familjarët e një personi, dosjen e të cilit e kishte ai në gjykim.
Sipas KPK-së, Thanza është filmuar nga policia me motrën e një personi që ka probleme me drejtësinë, e cila dyshohet se i ka thënë para. Ky person është një ish-zyrtar i lartë në Shkodër.
Por, Thanza ka mohuar të ketë marrë para, duke thënë se ajo ka paguar vetëm kafet.
Thanza pa frikë mund të konsiderohet “peshku i madh” i drejtësisë. Ndërkohë që ai tani ka statusin e të pandehurit, asnjë fjalë nuk është thënë se nëse do të rishikohen vendimet që ka dhënë ai.
Thanza e ka nisur karrierën në vitin 1992, menjëherë pasi ka përfunduar studimet për Drejtësi. Ai ka punuar në Gjykatën e Shkodrës nga viti 1992 ? 2006, më tej në Gjykatën e Tiranës nga viti 2006 ? 2009, si dhe ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitet 2009 ? 2013. Thanza ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjithashtu ai ka punuar edhe si pedagog.
CNA.al po risjell pasurinë e deklaruar prej ndër vite, sipas të dhënave të Open Spending Albania.
Sipas deklaratave të pasurisë, Thanza rezulton se ka një pasuri familjare me vlerë rreth 13.4 milionë lekë në vitin 2003 kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Ndërsa në fund të vitit 2017, vlera e pasurisë së deklaruar nga Thanza është rritur me tre herë, duke kapur vlerën e 50.5 milionë lekëve.
Pasuria e deklaruar ndër vite
Admir Thanza-deklarata e pasurisë së vitit 2003
Admir Thanza-deklarata e pasurisë së vitit 2004 (2)
Admir Thanza,Deklarata e pasurisë se vitit 2005
Admir Thanza, deklarata e pasurisë së vitit 2006
Admir Thanza, deklarata e pasurisë së vitit 2007
Admir Thanza, deklarata e pasurisë së vitit 2008
Admir Thanza deklarata e pasurisë së vitit 2009
Admir Thanza, deklarata e pasurisë së vitit 2010
Admir Thanza, deklarata e pasurisë së vitit 2011
Admir Thanza-deklarata e pasurisë së vitit 2012
Admir Thanza-deklarata e pasurisë së vitit 2013
Admir hanza-delarata e pasurisë së vitit 2014
Admir Thanza-deklarata e pasurisë së vitit 2015
Admir Thanza-deklarata e pasurisë së vitit 2016
Admi Thanza, deklarata e pasurisë së vitit 2017
Fshehu dënimin në Itali/ Prokuroria gati prangat për ish-gjyqtarin Admir Thanza?
Fshehu dënimin në Itali dhe mashtroi me pasurinë/ Ish-Gjyqtari Admir Thanza drejt burgut?
?Shkundet? drejtësia/ Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza me rekorde kriminale
Një hajdut në Gjykatën e Lartë/ Thanza i dënuar për vjedhje
Gjyqtari Thanza fsheh pasurinë/ Pritet shkarkimi i tij?
Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministri në Detyrë Gent Cakaj u t...
Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, kryeministri Rama ka dep...
Vendimi i PD dhe LSI për të djegur mandatet e deputetëve, si...
Deputeti Myslim Murri, pasi i shkarkua nga PD, sepse nuk pra...
Gazetari pranë Lulzim Bashës, Alfred Lela ka komentuar situa...
Në muajin dhjetor, kur studentët ishin në rrugë dhe protesto...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Opozita e re do të fuqizohet. Kështu ka paralajmëruar, deput...
Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet do të luaj...
Deputeti i LSI -së Lefter Koka, gjatë një pronocimi për medi...
Deputeti i LSI-së, Lefter Koka, cili sot ka qenë në Kuvend n...
Gjatë një deklarate të përbashkët për mediat me homologun e ...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po zhvillon ...
Deputeti i LSI -së Lefter Koka, pas seancës parlamentare, k...
Një 75 vjeçare është gjetur sot pa shenja jete .Policia rapo...
Ish-Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka uruar deputetët e ...
Fermerët e Lushnjes janë hedhur në një protestë për rimburs...
“Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për program...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...