web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trondit Basha/ Cilat janë dy dosjet sekrete që fundosin Ramën

7 Mars 2019, 11:17, Aktualitet CNA

Pas takimit në selinë blu me zyrtarin e lartë të BE-së, Christian Danielsson, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

Basha ka rikthyer në vëmendje dy dosjet, 339 dhe 184, për të cilat tha se janë prova që tregojnë blerjen e votave me paratë e krimit.

?Këto dy dosje vërtetojnë se kemi një parlament të zgjedhur nga krimi dhe kemi një kryeministër vegël dhe ortak i krimit të organizuar?-u shpreh Basha.

Gjithashtu, ai akuzoi Ramën se po shkatërron Reformën në Drejtësi, sipas Bashës, për të mbrojtur veten dhe ministrët e tij.

?Kryeministri i kapur në përgjime po shkatërron Reformën në Drejtësi, për të mbrotjur veten, ministrat e tij dhe kriminelët me të cilët mbushi kutitë e votimit?-tha Basha.

Lideri i selisë blu tha se në takim ka biseduar për të vërtetat e hidhura ku jetojnë shqiptarët, ndërsa shtoi se qëllimi i opozitës është që të shemb këtë sistem të ndërtuar nga kryeministri Rama, i cili siç shprehet Basha, ka kapur drejtësinë  dhe gjithçka tjetër në vend.

“Kemi shprehur vendosmërinë, që të largohet Rama dhe të shembet ky sistem dhe kjo kërkon si angazhim të gjithë politikës shqiptare dhe të gjithë atyre  që iu dhimbset ky vend. Të ndërtojnë vlerat evropiane ketu, që të kemi institucionet kushtetuese që përgjigjen para qytetarëve. Kemi patur mundësi të flasin për vizionin tonë për të ardhmen. Ne do të dialogojmë brenda opozitës. Ne e konsiderojmë regjimin e Ramës të skaduar?,u shpreh Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga