web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do të zëvëndësojë Ramën?/ Pandeli Majko i përgjigjet Mero Bazes

7 Mars 2019, 10:53, Aktualitet CNA

Gazetari Mero Baze, në një editorial të botuar në gazetën ?Tema?, ndër të tjera shkruan se kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur një aksion politik, për të delegjitimuar palën tjetër dhe për ta caktuar ai se me kë do flasë, e me kë do të ndeshet në betejë.

Sipas tij, “Luzlim Basha do zgjedhje, i do tani, i do pa Edi Ramën dhe do që të caktojë dhe një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon, me siguri ngaqë ka dëgjuar kur ka qenë emigrant se ai është kryeministër dezhurn, sa here është nevoja.?.

Ndërkohë, në lidhje me editorialin në fjalë, ka reaguar Ministri për Diasporën, Pendeli Majko.

Në një postim në rrjetet sociale, Majko shkruan se ?nuk më ka marrë malli të bëj gjëra të cilat i kam përbuzur që ditën që i kam hyrë politikës?.

?Një editorial i gazetarit Mero Baze më ka shpallur të ?përzgjedhurin? e opozitës për të drejtuar mazhorancën. Padyshim që artikulli nuk është në ?ajër? pasi pena e Bazes nuk ngjyen në bojën e imagjinatës. Me një siguri, të cilën e zotëron kur ka informacion ai në shkrimin e tij nënvizon se ?Lulëzim Basha do zgjedhje?me një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon?” (!)

Jetojmë në kohë të vështira dhe ankthi për politikën! Në dijeninë time, nuk më ka marrë malli të bëj gjëra të cilat i kam përbuzur që ditën që i kam hyrë politikës. Zoti Baze e di këtë edhe kur ai (pa ironi) ishte një bashkëpunëtor luajal i Sali Berishës.?-shkruan Majko.

Më tej, ministri thekson se ?Roli i ?delfinit” është një kostum i cili nuk më është përshtatur në politikë. Kam bërë ?dezhurn? (sic shkruan Baze) që 30 vjec në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, jo për ?fajin” tim. Kam shërbyer, dhe kur kam lënë zyrën, vendi ka qenë më mirë se sa ditën kur e kam marrë detyrën.?.

Gjithashtu, Majko shkruan se ?Titullin ?kryeministër i socialistëve? e konsideroj një nder, të cilin nuk kam ndërmend ta shkëmbej në pazarin e maskave të politikës. Ditët e vështira i konsideroj provë për besimin dhe jo bukshkalësinë.

Pena e Meros është e rrallë në gjetjen e dobësive të politikës. Sot, ajo, më bëri të qartë frikën e saj. Kësaj të fundit nuk kam cfarë i bëj. Padyshim, frika e frikacakut të vret ndonjëherë më shumë se trimëria e trimit.

Në korridoret e politikë shqiptare i njoh rregullat. Një prej tyre është se ?Lajmësi nuk ka faj?! Ai është dezhurni i kohës! Sigurisht!?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga