Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Katër deputetë të rinj, të cilët vijnë nga listat e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, por që u shpallën ?tradhtarë? nga kjo parti morën mandatet dhe kryen betimin të martën më 5 mars në Kuvendin e Shqipërisë. Disa kandidatë të tjerë nga LSI dhe PD pritet gjithashtu të pranojnë mandatet e lëna vakante nga dorëheqja në masë e deputetëve të opozitës në muajin shkurt.
Disa nga këta deputetë të rinj kanë shpallur se ?do të jenë në opozitë? me qeverinë, ndërsa një pjesë nuk ka folur publikisht. Jetëshkrimet e tyre të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se deputetët e rinj janë në përgjithësi ish-drejtorë të institucioneve të ndryshme shtetërore gjatë viteve që LSI ishte në koalicion qeverisës, fillimisht me PD-në në vitet 2009-2013 dhe pastaj me PS-në në vitet 2013-2017. Njëri prej tyre nga lista e PD-së, Lefter Maliqi nga Beratiështë armiqësuar prej kohësh me partinë e tij dhe aktualisht është emëruar zëvendësdrejtor burgjesh nga qeveria ?Rama?. Ai ka deklaruar se në parlament do të jetë ?opozitar i arsyeshëm? me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Rama fitoi zgjedhjet e vitit 2017 duke marrë 74 deputetë nga 140, por tre deputetë të partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe së paku një deputet i LSI kanë votuar në mbështetje të tij në mënyrë të vazhdueshme që nga ajo kohë. Po kështu ka votuar edhe Tom Doshi, i cili është ish-deputet socialist dhe aktualisht deputet i Partisë Social Demokrate. Në rast se disa nga deputetët e rinj e mbështesin atë, Rama mund të fitojë shumicën e cilësuar të parlamentit me 84 deputetë. Kjo është shumica që kërkohet për miratimin e disa ligjeve të rëndësishme si Kodi Civil, Kodi Penal apo Kodi Zgjedhor.
Rama vetë paralajmëroi në fjalimin e tij në Kuvend një plan të tillë. ?Me opozitën e re në Parlament do ta çojmë përpara reformën zgjedhore,? tha ai.
Tre nga katër deputetët e rinj nuk humbën kohë duke votuar në favor të projektligjeve të miratuara në seancë plenare, ndërsa njëri prej tyre votoi kundër.
Gjithsesi, Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike, mendon se Ramës për momentin nuk i intereson ?të hyjë në aventura?.
?Besoj se nuk ka interes të përdorë numrat për të bërë vendimmarrje kontroverse,? tha Krasniqi. ?Politika nuk është kurrë numra, është frymë,? shtoi ai.
Drejtorë dhe ish-drejtorë
Deputetët e rinj kanë CV të pasur në poste drejtuese të shtetit për periudhën kur Lëvizja Socialiste për Integrim ishte në koalicione qeverisëse.
Edmond Rrushi, me profesion jurist, zëvendësoi deputetin e dorëhequr Endrit Brahimllari. Sipas jetëshkrimit të vetëdeklaruar prej tij, [link CV] ai ka qenë avokat i lirë deri në vitin 2012, kur u bë zv.drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, ALUIZNI. Vetëm katër muaj më vonë ai u bë drejtor i Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? dhe vetëm shtatë muaj më vonë, në tetor 2013, u bë drejtor i një zyre te Posta Shqiptare, e cila në atë kohë, u mor nën drejtimin e një drejtori të LSI, Majlind Lazimit. Në vitin 2014 ai u bë kryeinspektor i zonës së Tiranës në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, një strukturë e krijuar rishtazh në atë vit në kohën kur Ministria e Mjedisit drejtohej nga Lefter Koka i LSI.
Aurora Mara është deputetja e re e Dibrës, e cila zëvendëson Përparim Spahiun. Sipas CV-së së saj zyrtare, ajo është 41 vjeç dhe ka studiuar në Itali. [Link CV]. Ajo ka punuar ?shefe e sektorit të shpronësimeve? në Ministrinë e Transportit në periudhën 2014-2017, kohë kur ministër ishte Edmond Haxhinasto i LSI.
Haxhinasto dha dorëheqjen si deputet i Qarkut Elbasan, por i treti në listën e LSI, Enver Roshi, e zëvendësoi atë. Roshi është i diplomuar në mjekësi dhe ka qenë pedagog në Universitetin e Mjekësisë deri në vitin 2016, kur u bë shef i Departamentit të Shëndetit Publik. [Link CV]
I katërti deputet që mori mandatin të martën është Ylli Shehu. Ai është 38 vjeç dhe sipas CV-së së tij zyrtare, që nga viti 2009 ka qenë student në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë ndërsa më herët ka studiuar në Universitetin Kristal. Ai u zgjodh fillimisht deputet i Partisë Republikane në vitin 2013, pasi kishte punuar më herët si jurist në Prefekturën Kukës, këshilltar i kryetarit demokrat të Bashkisë Kamëz, kryetar i Agjencisë Rajonale të Mjedisit Tiranë dhe Këshilltar i Ministrit të Mjedisit kur Fatmir Mediu ishte ministër. Ai kaloi në rradhët e LSI menjëherë sapo Mediu ra në opozitë në vitin 2013, ndërsa u shpall ?tradhëtar? nga LSI pasi mori mandatin e deputetit. [Link CV]
Shehu deklaroi fillimisht se nuk kishte të shkuar penale në formularin e parë të vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës. Ai u bë një nga 12 politikanët që ndryshoi formularin për të deklaruar një dënim për kontrabandë me mallra të tjerë në vitin 2006. (BIRN)
Kandidati në listën e PBDNJ ka konfirmuar pranimin e mandati...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali nga ku do të japë edh...
Sot Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dorëzuan në KQZ emrat ...
Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e tetë personave pë...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të jetë i ftuar në emisi...
Sot në mesditë pas protestës të opozitës përpara parlamentit...
Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha së bashku, pas protestës s...
Një shtetas i huaj me identitet të rremë është arrestuar dit...
I ftuar në emisionin “Real Story”, analisti Agron Gjekmarkaj...
Gazetari, Armir Shkurti, në një postim në rrjetet sociale ka...
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në shtetin fqin...
Në një postim në rrjetet sociale ish deputeti i LSI-së në qa...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në një prononcim n...
Në vitin 2021 duhet të hiqet ndryshimi i orës. Të paktën në ...
Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje qytetar...
Është shuar në moshën 82 vjeçare ish-ministri i Jashtëm gjer...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar di...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasi...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ball...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...