web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Habit Braçe/ I kemi ofruar fletën e bardhë opozitës

25 Shkurt 2019, 21:05, Aktualitet CNA

Zv.kryeministri, Erion Braçe e ka cilësuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve si një luftë për pushtet dhe karrige dhe jo për zgjedhje.

Braçe ka zbuluar se PS-ja i ka ofruar mundësinë opozitës për një vit rresht të shkruajë kërkesat e saj.

?I kam ofruar opozitës një letër të bardhë një vit rresht muaj për muaj, Kodi Zgjedhor në këtë vend është bërë me konsensus, asnjëra nga palët nuk e ka shtyrë murin që të vendosë vetë për Kodin Zgjedhor. Ne si Parti Socialiste i kemi dhënë mundësinë e fletës së bardhë opozitës që të shkruajnë kërkesat e tyre, por ata nuk e kanë bërë se nuk duan zgjedhje por duan pushtet gati, karrige?,-tha ndër të tjerat Braçe në “A Show”./CNA.al





Lajmet e fundit nga