Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Struktura e Posaçme Antikorrupsion është kryefjalë, sa herë që flitet për krim të organizuar, korrupsion në politikë, në drejtësi dhe jo vetëm.
Politikanët e përmendin SPAK-un, sa herë t’ju vijë rasti, dikush për të shpëtuar prej tij, dikush që do të duket se kërkon drejtësi e kështu me radhë.
Edhe qytetarët, nga mënyra se si është lakuar në media ngritja e kësaj strukture, po e presin me padurim që të shohin të inkriminuarit e politikës dhe të drejtësisë pas hekurave.
Gjithsesi ngritja e SPAK-ut duket se i ka alarmuar politikanët, gjyqtarët, prokurorët apo të gjithë zyrtarët e lartë të inkriminuar.
Megjithë këtë pritshmëri, gjatë kësaj periudhe është parë një hezitim kryesisht nga ana e prokurorëve për të aplikuar. Kështu Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka shtyrë disa herë afatin për aplikim.
KLP e ka shtyrë afatin e aplikimit për në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion deri më 21 shkurt 2019, pra deri më sot. Kjo zgjatje afati erdhi një ditë para se të përfundonte koha për aplikim, e cila ishte caktuar fillimisht deri më datën 7 shkurt 2019.
Gjatë kësaj kohe, KLP iu ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për SPAK. Thirrjet për aplikim në vijimësi nuk kanë munguar as nga ndërkombëtarët.
Deri më tani kanë aplikuar 27 kandidatë, pjesa më e madhe prokurorë nga Krimet e Rënda.
KLP ka vendosur që numri i prokurorëve të posaçëm të jetë 15, pesë më pak se numri e prokurorëve që aktualisht punojnë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
19 kandidatë s’kanë kaluar Vetingun
Nga 27 kandidatë , nga radhët e prokurorëve që kanë aplikuar për në SPAK, 22 prej tyre nuk e kanë kaluar ende procesin e Vettingut. Emrat e tyre janë në listën prioritare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por, ende nuk janë verifikuar.
Vettingun e kanë kaluar prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, nga KPK Vettingun e ka kaluar edhe prokurori Besnik Muçi, por Komisioneri Publik e ka ankimuar vendimin. Sipas Komisionerit Publik, vendimi i KPK nuk është i drejtë, pasi subjekti i rivlerësimit nuk justifikon burimet financiare të shpenzimeve dhe kursimeve.
Edhe Arben Kraja, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme e ka kaluar Vettingun.
Një tjetër kandidat për SPAK, që ka kaluar Vettingun është edhe prokurori i Shkodrës Vatë Staka. Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, tregon se prokurori i Shkodrës Vatë Staka, kaloi pa pengesa vetingun, por KPK i cilësoi aftësitë e tij minimale, ndërsa u shpreh se arsyetimi i tij ligjor në vendimet e marra ishte ?relativisht i kuptueshëm?.
Vettingun e ka kaluar edhe kandidatja e cila ka aplikuar sot, Donika Prela.
Kandidatët që synojnë SPAK-un dhe që nuk kanë kaluar ende në Vetting janë, Edvin Kondili, Besim Hajdarmataj,Vladimir Mara, Klodian Braho, Anton Martini, Eneid Nakuçi, Eugen Beci, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra. Të gjithë këta janë prokurorë të Krimeve të Rënda.
Gjithashtu në Vetting nuk kanë kaluar edhe kandidatët Dorina Bejko nga Prokuroria e Pogradecit, Shkëlzen Cena nga Prokuroria e Dibrës, Gëzim Cenaj si dhe ish-prokurori Fatmir Hoxha.
Ky i fundit, aktualisht jashtë sistemit të drejtësisë, ka ushtruar detyrën si prokuror për 12 vjet. Aktualisht Hoxha mban detyrën e drejtorit të Adiministrimit të Pronës Shtetërore në Ministrinë e Financave.
Edhe 6 kandidatët që kanë aplikuar një ditë para skadimit të afatit, prokurori në Prokurorinë e Apelit Tiranë, Altin Dumani, prokurorja në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës Enkeleda Osmani, Enkeleda Millonai, Elida Kackini (Celami) prokurori Maksim Sota si dhe prokurorja Elisabeta Imeraj, nuk kanë kaluar ende në procesin e Vettingut.
Edhe kandidatët që kanë aplikuar ditën e fundit të afatit, Irena Nino (Vujoshi), anëtare e perkohshme pranë Komisionit të Monitorimit të Reformës në Drejtësi, Manjola Kajana, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Ndini Tavani, Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, nuk kanë kaluar ende në Vetting./CNA.al
BinjakëtBinjakët urrejnë planifikimin e gjërave paraprakisht...
Koliti psikosomatik ose koliti nervor është një nga sëmundje...
Ndërkombëtarët kanë reaguar kundër aktit të ndërmarrë nga op...
Nevojë e shpeshtë për të urinuarNëse ke filluar të shkosh në...
Ka përfunduar pa incidente dhe pa akte dhune protesta e sotm...
Opozita është zyrtarisht pa deputetë. Pas dorëzimit të manda...
Protesta e opozitës para parlamentit të Shqipërisë, e nisur ...
2- Përdorimi i papërshtatshëm i antibiotikëve do të thotë që...
Jemi në mes të dimrit dhe shpesh kjo kohë është sinonim i g...
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar në orën 10:00 të ditës së ...
Për ish-kryeministrin, Sali Berisha, është marrë një vendim ...
Në protestën e mbajtur para Parlamentit, janë mbajtur fjalim...
Jepini shkëlqim fytyrës dhe trupit me skrab.Hidratojeni me m...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka udhëzua...
I telefononi shpesh njëri- tjetritNëse partneri yt në aventu...
Pasi ka mbaruar fjalën para protestuesve, kryetari i Partisë...
Ka përfunduar takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama...
Opozita e bashkuar ka vendosur të djegë mandatet e deputetëv...
Kreu i PD Lulzim Basha,ka thënë se sot kanë nisur një rrugët...
Ndërsa ka marrë fjalën sot në protestën e opozitës, nënkryet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...