Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
?Fiks Fare? denoncoi një skandal në shëndetësi, ku një doktor në qytetin e Gramshit merr 300 mijë lekë ryshfet për t?i dhënë Kemp-in një të paralizuari. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se doktori neurolog Caush Zogu mori ryshfetin dhe i premtoi djalit të të paralizuarit se do t?i plotësonte dokumentet. I moshuari është prej 6 muajsh në gjendje të rëndë. Ai komunikon me gjeste me familjarët. Doktori neurolog i Gramshit, Caush Zogu, e pranon se pacienti është në gjendje të rëndë dhe duke përfituar nga kjo situatë, i kërkon djalit të tij 300 mijë lekë, vetëm për të shpejtuar dokumentet në Tiranë dhe Elbasan.
?Unë kam babanë të paralizuar, ka 6 muaj. E kam sjell në spitalin e Gramshit, të gjitha ilaçet i kam blerë vetë. Nuk kam mundësi që t?i blej. Më kanë thënë që e ka goditje nga stresi. I ka kapur pjesën e djathtë të trurit. Madje, komunikon me shenja. Nuk reagon fare. E marrim me barrelë që e çojmë për vizitë? thotë qytetari. Ai pohon se ka bërë dokumentet në shtator 2018 dhe pa mbushur muajin i erdhi përgjigje negative. ?Bëra letrat me doktor Caush Zogun. Ky doktor punon në Spitalin e Gramshit, është neurolog. Filloi prapë letrat. Më kërkoi lekë. Donte 300 mijë lekë. Në atë kohë nuk kisha. Më la 2 javë kohë që ta gjeja këtë shumë. Lekët i kam marrë borxh, pasi vetë nuk kam. Unë jam i papunë, jetojmë vetëm me 48 mijë lekë të vjetra asistencë dhe 100 mijë lekë pension të babait. Po atij as për ilaçe nuk i dalin. Po buka, po gjella. Ja kam sjell çunin për vizitë, si t?ia bëj vizitën, s?kam lekë. Ne jemi 5 vetë unë, gruaja, dy fëmijë dhe babai? pohon qytetari.
Ai tregon vështirësitë me një baba të sëmurë. ?Unë s?kam mundësi që ta bie dhe për vizitë, se rruga do 25 mijë lekë. Ambulanca për 5-6 muajsh njëherë më ka ardhur. Herën e parë doktori më tha e fiton Kemp-in, dhe më tha se e ke të sigurtë. Herën e parë nuk më kërkoi lekë. Herën e dytë më tha do të më ndihmosh. I thashë si është ndihma. Ma kërkoi shumën e saktë, 300 mijë lekë. Më tha se dua 300 mijë lekë se do vete në Tiranë. Unë kërkoj ndihmë. Dua të drejtën, ta di që ky e fiton këtë Kemp, se këto lekë që kam marrë borxh duhen kthyer. Unë me i kthyer s?kam mundësi. Nuk janë 300 mijë, janë më shumë se 300 mijë? përfundon qytetari.
Më pas, qytetari shkon në Poliklinikë dhe bisedon me doktorin për shumën e lekëve. Doktori i thotë se me 300 mijë lekë mbaron puna dhe se babai i tij e fiton Kemp-in. Qytetari i paguan 300 mijë lekë dhe pas dhënies së lekëve, qytetari duhet të shkojë një ditë tjetër që të marrë edhe konfirmimin nëse është pranuar apo jo Kemp-i. ?E dy e gjysmë (250 mijë lekë). Edhe atë që të thashë që e kam bërë, ma uli ai mua. Nga 120, ma bëri 70. Fitova një 50-çe të atij. Kështu një 70-çe. Po më dhe një kafe mua për rrugën mirë, s?më dhe hiç? i thotë doktori qytetarit. Ky i fundit e pyet nëse është e sigurt. ?E do shqip ti tashti! Fillon që nga data që ashtu. Një, e dyta vete rreth te 400 mijë lekësh çdo muaj. Ti quhesh i siguruar? i thotë ai. Por, pavarësisht se qytetari i dha lekët për Kemp-in që meriton babai, ai i zvarrit nga doktori, pasi edhe sot e kësaj dite, babai i tij dergjet në shtrat dhe pa kurrfarë ndihme.
BISEDË ME DOKTORIN CAUSH ZOGU
Qytetari ? Ça bërë mirë?
Doktori ? Pse ke dalë sot ti ëë?
Qytetari ? Unë?
Doktori ? Eee.
Qytetari ? Unë dola sa duhen?
Doktori ? Unë do iki pasnesër ?
Qytetari ? E po sa të ashu? Që duhet të ma thuash kshu, sepse unë ato që kam mezi i kam gjetur.
Doktori ? Qartë, qartë. E dy e gjysëm (250 mijë lekë) Edhe atë që të thashë që e kam bërë, ma uli ai mua. Nga 120, ma bëri 70. Fitova një 50-çe të atij. Kështu një 70-çe. Po më dhe një kafe mua për rrugën mirë, s?më dhe hiç.
Qytetari ? Me një fjalë?
Doktori ? Se s?kam dhe vetë, jam bërrnut fare.
Qytetari ? Jo, jo e ke parasysh, thuaje vetë. Se unë sa kam gjetur, 300 ?
Doktori ? Aty vete ajo, për mua vete 300!
Qytetari ? 300?
Doktori ? Po vete, do iki pasnesër. Apo i ke me vete tani?
Qytetari ? Po jo, unë prandaj kam ardhur se ?
Doktori ? Po mirë, mirë. Se do iki pasnesër.
Qytetari ? Po është e sigurtë kjo që??
Doktori ? Është e sigurtë, e do shqip ti tashti! Fillon që nga data që ashtu. Një, e dyta vete rreth te 400 mijë lekëshi çdo muaj. Ti quhesh i siguruar.
Qytetari ? Po.
Doktori ? Prandaj duhet të kemi çik kontakte të shpeshta për të parë ecurinë e tij. Do një çik siguri më shumë kjo punë them.
Qytetari ? Po atë them unë, të jetë çik e sigurtë se dhe unë i paguaj ato lekë. Se ?
Doktori ? Po s?është asnjë gjë.
Qytetari ? Se i kam marrë borxh, i kam marrë borxh. Që të laj borxhin, duhet ta di të sigurt.
Doktori ? Imë, ai borxhi s?është asnjë gjë para asaj që merr.
Qytetari ? Po, unë po t?i marr s?e kam problem, po për momentin kam ngelur?
Doktori ? Këto bën që ta marrësh. Se kjo ka një gjë, duhet ta mënjanojmë nga Task-Forca. Se po u mënjanua nga Task-Forca, jo tre muaj, jo gjashtë muaj. Duhet t?a shmangim nga linja e Task-Forcës, paguaj njëherë ato, që të mos e fusim në atë radhën e tyre. Ta kaloj jashtë radhe, mos të jetë në radhë me të tjerët.
Qytetari ? (Nxjerr lekët dhe i numëron).
Doktori ? Jo, lëri. Numëroji kështu, mos i hap.
Qytetari ? 50, 100, 150, 200, 250, 300! Në rregull?
Doktori ? Në rregull!
Qytetari ? Ato të tjerat, të gjej të tjerat, t?i jap?
Doktori ? Po më dhe?, po s?më dhe? s?mërzitem se kam aq respekt për ?
Qytetari ? Jo, re. Unë i thash më shumë, po kaq ashtu?
Doktori ? Hiç asnjë gjë, pasnesër e ke të, të? Biles, jo pasnesër, ti do të vish ditën e shtunë që kur do bëhet kjo punë. Biles marr dhe garancinë kur do bëhet. Dakort?
Qytetari ? Po, dakort!
Doktori ? Mirupafshim!
TAKIMI I DYTË
Qytetari ? Erdha se më the për të shtunën.
Doktori ? Domethënë, është rrugës problemi, ka vajtur deri në Tiranë.
Qytetari ? Po për ashtu, për të çuar babin?
Doktori ? Ku?! Jo, jo. Po të bëhet ajo? Unë kam bërë dhe atë që duhet ta kalojë jashtë. Se po ta kaloj drejtpërdrejt, ishte pirgu atje, do tre muaj e kusur. Domethënë, më shumë se tre muaj. Kemi punuar që të paktën 1 muaj e gjysëm kohë gjithsej. Qesh unë ditën e mërkurë, pastaj edhe të enjten, takova atë përgjegjësin e Shërbimit Social të Elbasanit dhe kështu e vendosëm, jo më shumë se 1 muaj e gjysëm.
Qytetari ? Po është puna që të bëhet.
Doktori ? Edhe koha ka rëndësi.
Qytetari ? Po mirë ajo dihet re, për mua sa më shpejt aq më mirë.
Doktori ? Në datën 20 kanë ikur letrat, në 22 nëntor, kështu që nga java e parë e janarit të jetë këtu prezent dosja. Se bëra gjithë atë sakrificë, ishte ngricë, ishte dreq. Kështu që kam sakrifikuar. Kur jam kthyer atë ditë natën, kam rrezikuar kokën se kishte filluar ngrica në orën 11 e gjysëm e natës. Ta dhashë këtë informacion për të ditur ti. Mirë?
Qytetari ? Mirupafshim
PAS DISA DITËSH
Qytetari ? Çkemi, mirë?
Punonjësja ? Iku dhe s?vjen sot.
Qytetari ? S?vjen sot ai?!
Punonjësja ? Ncnc, s?vjen.
Qytetari ? Ka ikur në Tiranë?
Punonjësja ? Erdhi, maksimumi 10 minuta s?i mbushi dhe iku. S?ka dalë akoma?
Qytetari ? S?ka dalë, ai më tha në datën 5 dalin. Je i sigurtë më tha.
Punonjësja ? S?dimë gjë!
BISEDË TELEFONIKE ME DR. ÇAUSH ZOGAJ
Qytetari ? Këtu te komuna pyeta nuk kanë ardhur.
Doktori ? Jam në Tiranë vetë fizikisht. Kam 1 muaj e gjysëm që kam mbaruar punë të gjithë. Prandaj, diku ka ngecur kjo punë. Është e sigurtë ajo që është bërë sepse kjo ka 1 muaj e gjysëm që ka qenë në Tiranë dosja. Diku flenë aty ato, ose janë spostuar. Njërit i kishte mbetur 6 muaj te Bashkia e Elbasanit, flinte gjumë atje.
Qytetari ? Mund të vinë edhe në bashki?
Doktori ? Do t?i them unë asaj çupës që të lëvizi një çik se ato rrinë sikur do ja bjenë aty ata.
Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Tiranë- F...
Zv.kryeministri, Erion Braçe në një postim në rrjetet social...
– Në një intervistë të fundit për gazetën italiane “Corriere...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka i...
Pak çaste më parë, me anën e një postimi në rrjetet sociale,...
Përtej qëndrimeve publike të Monika Kryemadhit dhe shpalljes...
Zëdhënësja e Këshillit të Europës Maja Kociancic gjatë një i...
Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka në një postim në rrjet...
Kryeministri, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet soci...
Nga Zilie Feçi– Pas të shtunës, e hëna duket si dita e dytë ...
Pasi më parë “profetizoi” rrëzimin e qeverisë Rama në protes...
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi në një postim në rrejtet ...
Vendimi radikal i PD për të djegur mandatet e deputetëve, si...
Menjëherë pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve d...
Protesta e Astirit është në ditën e 108-të të saj. Banorët p...
Pas takimit që kreu i PD -së, Lulzim Basha, zhvilloi me alea...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka komentuar v...
Analisti, Fatos Lubonja, ka komentuar vendimin e opozitës pë...
Opozita e bashkuar para zhvillimit të protestës së 16 Shkurt...
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI, kryetarja e kësa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...