web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video e papublikuar: Kur Alketa Vejsiu adoleshente e dinte që do të bëhej e famshme

15 Shkurt 2019, 11:10, Lifestyle CNA

Alketa Vejsiu ka kujtuar sot idhullin e saj të fëmijërisë.

Bëhet fjalë për të famshmen Lorella Cucarini, të cilën moderatorja shqiptare e adhuronte kur ishte adoleshente dhe ka ndjekur gjithnjë shembullin e saj.

Përpos disa fotove me aktoren italiane, Alketa ka publikuar në Instagram, disa video të vjetra të arkivës speciale të të gjitha daljeve të saj publike.

Vëmendjen na tërhoqi një video e vjetër ku Alketa ka qenë adoleshente dhe i ka kërkuar gazetares së TVSh-së që të intervistohej pasi një ditë e dinte që do të bëhej e famshme!

?Vite më parë i pata kërkuar në shkallët e TVSH Gazetares së programit të mëngjesit që të më intervistonte sepse një ditë do të bëhesha e famshme. Këtë kasete ku them se ?Dua t?i ngjaj Lorella Cucarinit? daja im e ruante ne një arshive speciale të të gjitha daljeve te mia. Ai e kishte Televizorin te lidhur me videon dhe kujdesej me fanatizëm për këtë.

Ja kështu mbeten gjurmët e historisë se jetës ne shirita kasetash që sot mund te ilustrohen me takime të vërteta e të gjalla, të ëndrrave të fëmijërisë.

Lorella Cuccarini mbetet fantastike!





Lajmet e fundit nga