Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Procedurat e prokurimit ?Shërbim Konsulence? me Objekt Loti 3, Studim projektim i furnizimit me ujë për zonat bregdetare, të njësisë administrative Synej, Bashkia Kavajë?, janë kryer në mënyrë të kundërligjshme.
Skandali është zbuluar, nga kompanitë e skualifikuara nga gara. Skualifikimi i tyre është bërë me arsyetimin se nuk plotësonin Pikën 1.1.6. te DST, ekspert mjedisi me licensë profesionale në projektim.
Në fakt një licencë e tillë nuk ekziston dhe nuk ka ndonjë akt ligjor apo nënligjor që e përligj një gjë të tillë.
Me 10 Janar 2019, kohë kur Shoqëritë ?Diper & HE & SK 11?, ?Gjeokonsult & CO? sh.p.k., ?Atelier 4& Infratech?si dhe ?HUK Projekt? & ?EBS? sh.p.k. ishin kualifikuar në procedurat prokurimit ?Shërbim Konsulence? me Objekt Loti 3 -Studim projektim i furnizimit me ujë për zonat bregdetare, të njësisë administrative Synej, Bashkia Kavajë?, me Nr.REF – 89704- 10 -12 ? 2018, Faza I, Komisioni i Prokurimit Publik pa bërë njoftimet për veprimet procedurale sipas parashikimeve të nenit 147 e vijues të K.Pr.Administrative dhe në mungesë të subjekteve të interesuar ka marrë në shqyrtim ankimin e BOE ?Invictus?sh.p.k. &?Leni-Ing? sh.p.k. &?D.T.Con? sh.p.k. &?UTS-01? sh.p.k., dhe me Vendimin Nr.1794-11-2019, ka bërë skualifikimin e tyre nga kjo garë, pasi nuk plotësonte Pikën 1.1.6. te DST, ekspert mjedisi me licensë profesionale në projektim.
Komisioni i Prokurorimit i përbërë nga Evis Shurdha, kryetar, Enkeleda Bega nënkryetare dhe anëtarët Vilma Zhupaj, Lindita Skeja dhe Merita Zeqaj, me datën, 10.01.2009 ka dalë në përfundimin se kompanitë ankuese nuk kanë ekspert mjedisi me licensë profesionale në projektim.
I njëjti Komisioi, një ditë më pas me datë 11.01.2019, mban të njëjtin qëndrim edhe pse një licensë për veprimtari në fushën e projektimit për mjedisin, nuk ekziston.
“Lidhur me pretendimet e BOE ankimues, mbi stafin kryesor dhe mbështetës të paraqitur nga BOE ?Diper? sh.p.k. & ?HE&SK 11? sh.p.k dhe BOE ?Atelier 4? sh.p.k. & ?Infratech? sh.p.k nga verifikimet e kryera, Komisioni konstaton se këta ofertues kanë dështuar për të përmbushur kriterin e vendosur nga autoriteti kontraktor në dokumentat e tenderit të procedurës së prokurimit objekt shqyrtimi, ndryshuar me shtojcën përkatëse, pasi BOE ?Atelier 4? sh.p.k. & ?Infratech? sh.p.k nuk ka paraqitur ekspert mjedisi të pajisur me licencë profesionale në projektim sikurse ka kërkuar autoriteti kontraktor”, thuhet në Vendimin numër 1794.
Por, në të vërtetë ky është një nga lapsuset më unikale te administratës shtetërore post komuniste, pasi kushdo që mund të bëjë kërkime shumë të thjeshta on-line për këtë rast, do të konstatojë që një licencë e tillë nuk ekziston dhë për rrjedhojë, nuk ekziston absolutisht asnjë ekspert mjedisi brenda vendit i licensuar për të ushtruar veprimtari në fushën e projektimit për mjedisin.
Kjo për faktin se në Republikën e Shqipërisë nuk ekziston asnjë akt ligjor apo nënligjor me fuqi juridike që të parashikojë pajisjen e personave fizike apo juridike me licensë profesionale projektimi në fushën e mjedisit. E thënë ndryshe, deri më sot në Republikën e Shqipërisë nuk ekziston absolutisht asnjë ekspert mjedisi i licensuar për të ushtruar veprimtari në fushën e projektimit për mjedisin.
I vetmi akt nënligjor që parashikon licensimin profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e projektimit ku sigurisht që,nuk parashikohet asnjë kategori me përshkrimin ?projektimi në fushën e mjedisit?, është Vendimi i KM Nr. 943, datë 28.12.2016, për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.759, datë 12.11.2014, të Këshillit të Ministrave për licencimin profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim.
Vendim ky të cilit i bashkëlidhet rregullorja për kriteret dhe procedurat e dhënies së licensave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim
Skandali është thelluar nga Komisioni i Prokurimit Publik, pasi ka shkelur barazinë e pjesëmarrësëve në këtë procedurë prokurorimi.
Pasi në një kohë që Komisioni i Prokurimit Publik ka skualifikuar nga gara 4 Bashkime operatorësh Ekonomik se nuk dispononin një licence profesionale, e cila nuk ekziston, ka kualifikuar BOE ?Invictus?sh.p.k. &?Leni-Ing? sh.p.k. &?D.T.Con? sh.p.k. &?UTS-01? sh.p.k., ankues në këtë procedurë prokurimi, duke prezumuar që ky operator ekonomik e dispononte këtë licensë imagjinare.
CNA.al, më poshtë do të gjeni vendimet e Komisionit të Prokurorimit./CNA.al
file:///C:/Users/user/Downloads/Vendim%20Nr%201793%20-%2015-2019%20Loti%202%20Golem%20(3).pdf
file:///C:/Users/user/Downloads/Vendim%20Nr%201794%20-%2011-2019%20Loti%203%20Synej%20(2).pdf
Gjykata për Krimet e Rënda ka shtyrë seancën për ankimimin e...
Një javë plot angazhime në punë, ku duhet të punoni shumë pë...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar ndaj dhun...
Duke nisur që nga dita e sotme temeperaturat në të gjithë ve...
Disa kullota në afërsi të Bazës Ushtarake të Pashalimanit në...
Nga takimi i sotëm i radhës për përvojat e atyre që i janë d...
Policia ka nisur procedim penal për 45-vjeçarin që dhunoi mj...
Studentët e Fakultetit të Drejtësisë kanë vendosur ditën e s...
Teksa mësuam se 14 shkurti do të sjellë ulje drastike temper...
Rreth tre ditë më parë, Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda k...
Minatorët janë mbledhur dhe po protestojnë përpara Kryeminis...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të hedhë akuza të forta ...
Një mjek është dhunuar në urgjencën e spitalit Infektiv në Q...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Socialistët jo vetëm kanë filluar fushatën elektorale, por t...
Një 56-vjeçar është gjetur i vdekur në orën 08:00 të mëngjes...
Në një raport të Institutit të Studimeve politike, ISP, ngri...
Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar video,...
Banorët e Lagjes Nr.1 në Durrës janë zgjuar në panik mëngjes...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...