Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka thënë sot se kryeministri Edi Rama do që të sjellë në Shqipëri universitetin e mikut të tij.
Në një deklaratë për mediat, Mehmetaj tha se Rama mori sot edhe postin e ministrit të Arsimit.
Sipas saj mungesa e Besa Shahinit në takimin me studentët tregoi se ajo nuk e mban dot një post të tillë.
?Rama tentoi të vrasë transparencën që shqiptarët e fituan shumë vite më parë dhe lirinë akademike. Një nivel i tillë papërgjegjshmërie nga ana e ministres, e cila nuk shkoi në takimin me studentët nuk ishte parë asnjëherë më parë dhe kjo e shtyu Kryeministrin që të marrë edhe një post të tretë atë të ministrit të Arsimit.?-tha ajo.
Deputetja e LSI-së theksoi se ?Pakti për Universitetin? është në fakt një Pazar i kreut të qeverisë, i cili synon të sjell në vendin tonë universitetin e mikut të tij.
?Kjo u pa në takimin e sotëm me studentët ku ministrja nuk mori pjesë. Kjo tregoi se ?Pakti për Universitetin? është në fakt pazari për universitetin. ?Pakti për Universitetin? tregon se kush është Edi Rama.
Rama në fakt do që të sjellë në Shqipëri universitetin e mikut të tij.?-shtoi ajo.
Kejdi Mehmetaj deklaroi se Edi Rama mban sot tre poste, atë të Kryeministrit, ministrin e Jashtëm dhe së fundmi sipas saj atë të ministrit të Arsimit.
?Nga sot Shqipëria nuk ka më një ministër Arsimi por një Kryeministër që mban tre poste, një Kryeministër që mban tre poste të pushtetit.?-tha deputetja e LSI-së./CNA.al
Deklarata për media e deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj:
Sot doli e qartë për sytë e shqiptarëve se tanimë për Ministër Arsimi nuk kemi më Besa Shahinin, por bedelin e saj, ose e thënë me qartë zëvendësuesin e saj Edi Ramën.
Janë bërë disa sjellje të njëpasnjëshme skandaloze dhe të papërgjegjshme të Besa Shahinit, duke filluar me largimin nga komisioni parlamentar, për të vazhduar me ofendimet ndaj pedagogëve gjatë takimit me ta dhe më e rënda ikja me turp nga takimi me studentët e Shkodrës nga frika e komunikimit me ta përballë kamerave.
Kjo është ministresha që përzgjodhi drama kryeministër për të zgjidhur situatën dramatike të pedagogëve dhe studentëve shqiptarë
Kjo është ministresha që bëri atë që nuk ishte parë e dëgjuar më parë, tentoi të vrasë transparencën që shqiptarët e fituan me shumë mund dhe lirinë akademike që është e drejtë kushtetuese.
Një nivel i tillë papërgjegjshmërie dhe pa aftësie ministrore nuk ishte parë më pare as nga ministrat e tjerë rilindas dhe me sa duket kjo e shtyu Kryeministrin të marrë edhe një post të tretë, të vet të bëhet edhe ministër arsimi.
Kjo u pa në takimin e sotëm, ku ministresha mungonte dhe me një grusht të vogël studentësh të mjekësisë përkundrejt mijëra të tjerëve që studiojnë në atë fakultet, Edi Rama tregoi që në të vërtetë Pakti për Universitetin është Pazar për Universitetin.
Një pazar i rëndë në kurriz të shqiptarëve që trembet nga transparenca dhe nga kamerat.
Pakti për Universitetin është në të vërtetë Pazari Universitetin që shet studentët dhe pedagogët për interesat e Edi Ramës.
Shfaqja e sotme dhe ky pazar i rëndë që ka ideuar nxjerr zbuluar kush është Edi Rama përballë kërkesave të Studentëve.
Tregon kush është Edi Rama përballë pedagogëve, tregon kush është Edi Rama përballë prindërve të studentëve shqiptarë.
Tregon dëshirën e ethshme të Edi Ramës për të shkatërruar Universitetin Shqiptar me qëllim sjelljen në Shqipëri të Universitetit të kumbarit të tij.
Nga sot Shqipëria nuk ka më një ministër Arsimi, por një kryeministër që vetëmban 3 poste, një kryeministër që sot ka vulosur fundin e tij të turpshëm.
Faleminderit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimeve ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë ...
Biznesmenit Bardhok Pllanaj, njohur ndryshe si “kumbari” i S...
“Policia e Shtetit sot drejtohet në të gjithë piramidën e sa...
Deputetja e PD, njëkohësisht nënkryetare e Komisionit për Ek...
Banorët e Burrelit kanë protestuar ditën e sotme për papunës...
Tre persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi ...
Gjykata e Durrësit ka vendosur sot të lërë në burg tre nga k...
Policia Durrësit ka goditur një grup kriminal, i cili dyshoh...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili është sh...
Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një ba...
Një shtetas, i cili rezulton i dënuar me 6 vite burg për tra...
Nga Arian GaldiniShantazhistë, gjobaxhinj, etj, ishin pak a ...
Ish-ministri i Drjetësisë në qeverinë “Rama 1” , Ylli Manjan...
Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi pak kohë më parë te...
Ish-truproja i Sali Berishës, në kohën kur ky i fundit mbant...
Rikthimi i Elvana Gjatës bëri bujë, pikërisht ashtu siç prit...
Kur ora të shënojë mesnatën, më 5 shkurt, urime për fat të m...
Duket sikur kanë kaluar vite që nga momenti kur një vezë the...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...