web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Integrimi në BE/ Bregu: Nuk është çështje datash

29 Janar 2019, 14:36, Aktualitet CNA

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka thënë sot se integrimi në BE nënkupton një ndryshim total të Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar disa foto nga Kongesi i 16 i Vjenës për të ardhmen e Europës dhe shkruan se ose jeni brenda ose jashtë Bashkimit Europian.

?Evropa është një gjendje e mendjes. Ky është referendum i përditshëm! Ose jeni brenda ose jeni jashtë!

Integrimi në BE ju pëlqen apo jo, nënkupton transformimin e vërtetë demokratik të Ballkanit Perëndimor! Hartimi  i së ardhmes. Kongresi i Vjenës Com.Sult.?-shprehet Bregu.

Ndër të tjera, ajo thotë se integrimi në BE nuk është çështje datash, por është çështje ndryshimi.

?Sot o je o s? je pro europian! Kjo duhet ndarë! Integrimi europian na pëlqen apo jo, nuk është me çështje datash, por proces i vërtetë ndryshimi. Kjo vlen për gjithë rajonin tonë! Kongresi i 16 i Vjenës mbi të ardhmen e Europës! Regional Cooperation Council ? RÇ?-shkruan ajo./CNA.al





Lajmet e fundit nga