Alizoti: Basha në betejën e fundit
Tomor Alizoti, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, i f...
Situata që zotëron terrenin e rënduar të jetës shqiptare është nga temat më stresuese dhe më të diskutuarat aktualisht. Është nga më të diskutuarat pasi 30 vite pas premtimit për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa kanë sjellë një jetë mizerabël për pjesën dërmuese të taksapaguesve dhe të begatë për jo më shumë se 5% të popullsisë. Përqindje kjo që përfshin racën e politikanëve e pushtetarëve, soj-sorollopin e tyre dhe oligarkët e bërë të tillë falë përfitimeve dhe përqindjeve që derdhin në xhepat e pushtet-politikanëve.
I palidhur me politikën në këtë vend je i vdekur !
E përmendëm këtë sentencë të thenë nga një politikan në funksion, pasi e shpreh shumë qartë përmbajtjen e katrahurës që ka gatuar klasa politike në këto tre dekada.
Por situata zotëruese është stresuese pasi, edhe pse kanë kaluar tre dekada nga lënia pas e Komunizmit, në tenxheren e politikës vlojnë veç të njëjtët emra. Të lidhur me ato parti ?historike?, që kanë përgjegjësi tepër të rendë për mosdaljen nga situata e krizës disavjeçare. Që janë përgjegjëse për manipulimin dhe vjedhjen e votës, për korrupsionin galopant , për manipulimin e drejtësisë dhe degjenerimin e shtetit për nevoja të pushtetit individual etj.
Gjatë këtyre viteve të shkuara, falë mbjelljes së veseve dhe jo virtuteve, politika na ka katandisur në atë farë feje sa, për të mbijetuar, detyrohemi të zgjedhim të keqen më të vogël. Ti themi amin pushtetit të ?rilindjes?, që në fakt është i ?rivdekjes?, nga që ai i Republikës së Re lindi i vdekur, të pranojmë të qeverisemi nga Edi Rama, që është miku i oligarkisë dhe armiku i vegjëlisë, pasi Lulzim Basha e Monika Kryemadhi janë njësoj të pangopur si ky i fundit.
Por ajo që na streson më shumë është edhe fakti se ndjehemi të paaftë ta ndryshojmë këtë situatë, ndaj dhe zerave për krijimin e një force të re politike i përgjigjemi me mosbesim, me heshtje dhe mosmiratim. Nga që na tremb fakti se edhe partia e re do të jetë pjellë e këtyre që na kanë katandisur në këtë ditë, sikurse dolën nga mitra e përgjakur e PPSH(Partisë së Punës së Shqipërisë), partitë e reja të pasdiktaturës.
Pra dhe krijimi i një partie të re nuk na e heq stresin, nuk na e ngjall shpresën për të rilindur me të vërtetë. Po atëherë, nga kush duhet ta presim çlirimin?
E ndodhur në të tillë situate e vetmja parti që do të mund të na rikthejë në shinat e demokratizimit është drejtësia e re. Ajo që pritet të dalë nga pasvettingu.
Prodhimi i SPAK-ut, i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve që pritet të dalin janë ?partia-ruspë? që do ta shembë këtë godinë të kalbur e të brejtur nga korrupsioni e degjenerimi social-politik.
Duhet besuar tek partia e drejtësisë së re jo vetëm se këto politike mbollën farën e bimës së hidhur që kemi, por sepse kjo rrugë është e vetmja që vjen nga përvoja e ish vëndeve të ngjashme me ne./CNA.al
Tomor Alizoti, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, i f...
Menjëherë pas ultimiatumit të vendosur nga Ambasada amerikan...
16 yje të mediave sociale, ku përfshihen këngëtaret Elie Gou...
Sipas shkencëtarëve të NASA-s jeta jashtëtokësore mund të zb...
Trendet e veshjeve zakonisht kanë jetëgjatësi të përcaktuar ...
Gjithmonë është shquar për natyrën e tij karizmatike dhe sin...
Më në fund ajo u rikthye! E kemi fjalën për të magjishmen Du...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një postim në rrjete...
Ambasada Amerikanë në Prishtinë i ka bërë thirrje autoritet...
Prokurori Besnik Cani dy muaj më parë kaloi në sitën e Vetti...
Policia italiane ka arrestuar ditën e djeshme një 43 vjeçar ...
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka zhvilloi dit...
Po luhet në stadiumin e Korçës, supersfida mes Skënderbeut d...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmë...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka thën...
Presidenti i Urdhërit të Stomatologëve, Nikollë Deda, është ...
30 familje në Dukagjin vijojnë të qëndrojnë të bllokuara pre...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar marrëveshjen e ...
Pedagogu i Shkencave të Natyrës, Jani Marka ka thënë sot se ...
Një studim i publikuar nga Evolution and Human Behavior shko...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...