web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia e Shtetit, trafik refugjatësh/ 500 euro për të kaluar kufirin

24 Janar 2019, 17:46, Aktualitet CNA

Policia i merr dhe iu bën letrat për azil politik kundrejt pagesës 500 euro për person. Më pas policia e Bilishtit i shoqëron me fugon tek policia e Korçës dhe kjo i çon ne kampin e Babrrusë në Tiranë…

Kështu shkruhet në statusin e postuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha, nën okelion ?oficerit dixhital?. Ai ka denoncuar trafikimin e refugjatëve që po bën Policia e Shtetit, kundrejt pagesës prej 500 eurosh.

Sipas Berishës, Narkopolicia organizon trafikun e refugjatëve.

?Përshëndetje doktor po punoj inspektor në polici nuk më kanë vënë fshesën akoma Partia Socialiste. Skandal Policia e Shtetit BILISHT-KORÇË po bëjnë transportin e klandestinëve pasi këta të fundit kalojnë kufirin e gjelbër. Policia i mer dhe iu bën letrat për azil politik kundrejt pagesës 500 euro për person më pas policia e Bilishtit i shoqëron me fugon tek policia e Korçës ku policia e Korcës i mer kundrejt pagesës dhe i çon ne kampin e Babrrusë në Tiranë. Ne Tiranë klandestinët qëndrojnë 1 ditë dhe shoqërohen përsëri deri në kufi me Malin e Zi. E thënë më thjeshtë Policia mer lek për letrat e azilit dhe për transportin e klandestinëve.Publikoje doktor shumë respekte. Anonim ju lutem se më heqin nga puna?,-shkruan Berisha./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga