Vasili: Ndihmoni Ramën, ka ikur për lesh
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili është shpr...
Nga Klodian Tomorri
-Që nga vitet 2000? sistemi financiar ka qenë pa diskutim një nga asetet më të çmuara të ekonomisë shqiptare. Programi i suksesshëm i privatizimit të ish bankave shtetërore tek grupet e njohura bankare me origjinë nga vendet e Bashkimit Europian e nxorri sistemin nga kontrolli i qeverisë, eliminoi tërësisht konfliktin e interesit, por mbi të gjitha riktheu besimin e publikut tek sistemi financiar, vetëm pak vite nga kriza e rëndë e firmave piramidale.
Këto zhvillime hapën një epokë të re në ekonominë shqiptare. Brenda pak vitesh, kredia për ekonominë u pesëfishua në raport me Prodhimin Kombëtar nga 8 për qind e PBB-së, që ishte në 40 për qind e PBB-së, ndërsa kreditë e këqija të trashëguara nga bankat shtetërore thuajse u eliminuan tërësisht.
Por veç përdorimin efiçent të kursimeve familjare në financimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqënies, prania e emrave të njohur të bankigut europian solli dhe një tjetër dividend të madh për ekonominë shqiptare; rritjen e besueshmërisë së saj në sytë e investitorëve të huaj. Jo rastësisht, investimet më të rëndësishme të huaja në ekonominë shqiptare, nisën të vinin menjëherë pas konsolidimit të sistemit financiar.
Por ky cikël pozitiv tashmë ka filluar të përmbyset. Në 5 vitet e fundit arkitektura e sistemit bankar ka pësuar ndryshime rrënjësore. Për shkak të krizës financiare të vitit 2008, shumë nga grupet e njohura bankare të Europës janë larguar nga
Shqipëria duke lënë pas një realitet të ri, i cili e ka ekspozuar sistemin përballë konfliktit të interesit dhe riskut moral.
Shqipëria është sot një nga vendet e vetme në botë, që ka banka me prejardhje nga parajsat fiskale, e madje shumë shpejt do të jetë ndër të paktat vende ku konglomeratet e biznesit bëhen pronarë bankash. Ky është një koktejl toksik risqesh, që mund të materializojë pasoja të rënda për ekonominë.
Prania e kapitaleve offshore në sistemin bankar cënon transparencën dhe e bën atë më vulnerabël ndaj pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit. Nga ana tjetër, blerja e bankave nga korporatat jo financiare vendase përbën një konflikt të drejtëpërdrejtë interesi. Veç cënimit të konkurrencës në treg, lidhja direkte biznes-bankë mund të inkurajojë riskun moral, duke kanalizuar depozitat e qytetarëve tek bizneset e lidhura me bankat edhe kur ato nuk garantojnë kthimin e kredisë. Ky nuk është një risk hipotetik, por evident, që ka ndodhur edhe në vende të tjera.
Në vitin 2014, oligarkët e fuqishëm në Moldavi privatizuan bankën më të madhe shtetërore. Vetëm pak ditë pas blerjes së bankës, ata kanalizuan 1 miliardë euro depozita të qytetarëve si kredi për bizneset e tyre, përmes llogarive offshore. Për pasojë vendi u zhyt në një krizë të paprecedentë financiare, çka e detyroi qeverinë moldave të marrë 1 miliardë euro hua emergjente nga Fondi Monetar ndërkombëtar për të shpëtuar sistemin financiar nga falimenti. Paratë u morën nga oligarkët, por koston e paguan qytetarët e varfër të Moldavisë.
Bankat nuk janë një biznes i zakonshëm. Kur një kompani bën investime të gabuara, ajo humbet paratë e aksionerëve të saj. Por kur një bankë bën investime të gabuara, atë që humbasin nuk janë kapitalet e pronarëve, por depozitat e qytetarëve.
Është kjo arsyeja se pse bankat mbikqyren dhe operojne në një kuadër ligjor të rregulluar fort, i cili nuk pajtohet as me banka offshore as me konfliktet evidente të interesit. Është kjo arsyeja se pse prej dy vitesh Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë disa herë thirrje qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë që të licencojnë vetëm bankat që përmbushin kriteret ligjore, zotërojnë eksperiencën e nevojshme bankare dhe përjashtojnë konfliktin e interesit. Por fatkeqesisht vija e pare e mbrojtjes se sistemit tashme ka rene.
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili është shpr...
Ditën e sotme me vendim të kryeministrit Edi Rama u anullua ...
Është zbuluar identiteti i personit, që u gjet i murosur në ...
Gjatë momentit që opozita po braktiste seancën plenare, krye...
Prestigjozja amerikane “The Washington Post” ka bërë një sh...
Gjatë seancës së sotme parlamentare është votuar shkarkimi i...
Ish-ministrat e shkarkuar nga kryeministri Edi Rama kanë mar...
Kreu i opozitës Lulzim Basha nuk anashkaloi dhe planin e pro...
Kryeministri, Edi Rama në një postim në rrjetet sociale i ës...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë sot se Fakulteti i Ek...
Në jetën tonë të përditëshme përballojmë frikë. Frika në vet...
Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend kryetari i Partisë Demokra...
Pas mbarimit të seancës parlamentare, kryeministri Edi Rama ...
Gjatë seancës së sotme parlamentare është votuar dekreti i s...
Teksa fliste për protestën e studentëve, kryeministri Edi Ra...
Pas dënimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës p...
Gjatë senacës së sotme parlamentare, kryemnistri Edi Rama th...
Pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha ...
Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka su...
Gjatë seancës së sotme parlamentare Kryetarja LSI-së, Monika...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...