LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimet e Rënda përfshihen në skandal/ Favorizuan “gjyqtarin e seksit”

15 Janar 2019, 12:07, Aktualitet CNA

Drejtësi në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Kjo ka ndodhur në institucionet e drejtësisë në Shqipëri, por më të  rëndë situatën e bën fakti se autorëve nuk iu hyn gjemb në këmbë.

Rastet nuk janë të pakta, por vetëm tre prej tyre falë mediav,e janë bërë publike. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi, gjyqtari i Beratit, Shqyqyri Çobo dhe ai i Gjirokastrës Guximtar Boçi, janë parë dhe dëgjuar me zë dhe figurë nga të gjithë shqiptarët se si kërkonin marrëdhënie seksuale për të vendosur në favor të qytetarëve.

Por çfarë ka ndodhur? Njëri prej tyre, ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës ka dalë i pafajshëm.

Prokurorët që e kanë pasur rastin e tij në duar, dyshohet janë bërë palë me skandalin dhe me paturpësi kanë zgjedhur ta amnistojnë Boçin. Nëse vërtet pretendohet se po bëhet Vetting serioz dhe jo me dystandarte, prokurorët apo dhe gjyqtarët që kanë patur në duar këtë dosje, nuk duhet të kalojnë pa u lagur.

 Skandali

Me datë 27 Tetor të vitit 2016, emisioni Stop publikoi denoncimin e një qytetareje,  kundrejt kyetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, Guximtar Boçi.

Sipas denoncues Boçi i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të drejtësisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, në atë kohë nisi procedimin penal ndaj Guximtar Boçit për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Një ditë më pas, me datë 28 Tetor 2016, KLD shkarkoi dhe pezulloi Guximtar Boçin nga detyra si kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, si dhe nisi një hetim mbi gjykimin e çështjes nga gjyqtarja Blerta Çibuku.

Çështja në Prokurorinë e Krimeve të Rënda shkoi në duar të prokurorëve Pranvera Pustina dhe Arenc Çela. Mirëpo këta të fundit shpallën moskompetencë dhe e dërguan rastin në Fier.

Që në këtë pikë Prokuroria për Krime të Rënda firmosi dystandartizimin.

Pasi për një tjetër gjyqtar, Shyqyri Çobo të akuzuar për të njëjtat vepra penale, më herët, kishte kompetencë dhe e hetoi, ndërsa për Boçin nuk kishte kompetencë.

Prokurorët që kishin në duar Boçin ose ishin pro kërkimit të aferave seksuale në këmbim të drejtësisë ose kishin lidhje të tjera me Çobon.

Gjithsesi, çështja kaloi në Fier në duar të prokurores Elida Hoxha. Edhe kjo e fundit thuajse ndoqën linjën e kolegevë të saj tek Krimet e Rënda.

Sipas emisionit ?Stop?,Hoxhaj e pushoi çështjen pa thirrur asnjë denoncuesen.

Pavarësisht se gjithçka ishte e dokumentuar me zë dhe figurë, sot, Guximtar Boçi, jo vetëm ka marrë pafajësinë, por kërkon edhe kthimin në detyrë./CNA.al

Pjesë nga video- skandali

Gjyqtari ? Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe.

Qytetarja ? Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë , verbërisht i beson.

Gjyqtari ? Unë ta ofrova?

Qytetarja ?Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troç, se kshu ma the.

Gjyqtari ? Po.

Gjyqtari ? Të iku gjë ndonjë copë ty?

Gjyqtari ? Ja të ikin këta. Po tani, si ti them unë, t?ia kërkojmë içik kësaj?

Përderisa nuk doje ti?

Qytetarja ? Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari ? Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt?

Qytetarja ? Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari ? Në faqe në faqe të putha, është respekt.

Blerta? Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj??..

Blerta ? Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë që i thashë Guxim unë nuk e bëj dot, bëj ç?a të duash.

Qytetarja ? I kuptoj të tëra gjërat.

Blerta ? C?a?

Qytetarja ? Të veja me të.

Blerta? Ëhë.

Qytetarja ? Si s?ta jep pa lekë ai? Po sa lekë duhet t?i jap?

Gjyqtari ? Po ku di unë, unë s?jam ai tani.

Qytetarja? Hap krahun më para. Hajde!

Qytetarja ? Të tëra regjistrimet që kam, të hënën i ke te gazetarja. Hajt mirupafshim tashi!

Gjyqtari ? Ti atë bën edhe ?

Qytetarja ? Ja të shohësh.

Gjyqtari ? Bashkë do ndahemi me plumbat.

Qytetarja ? Po.

Gjyqtari ? Se unë të flisja në mirëbesim.

Lajmet e fundit nga