Banorët e Unazës së Re protestojnë me pemën e Vitit të Ri
Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmje...
Mikel Shallari ekzekutori I kryekomisarit Artan Cuku ka rrëfyer se kush është personi që e pagoi për vrasjen e nëndrejtorit të policisë në Vlorë.
Shallari vendosi që të rrëfehej për këtë ngjarje, që ccoi në arrestimin e tij, pasi të gjitha përpjekjet për lirim dështuan.
Autori u tregoi prokurorëve emrin e Bledar Jambellit, i njohur ndryshe si Rikard Muho, Jambelli ka qenë i arrestuar nga policia, si vrasës me pagesë në dhjetor të vitit 2012.
Arrestimi i tij sipas Shallarit ka qenë motivi që Jambelli ka kërkuar vrasjen e Artan Cukut, pasi ishte iniciativa e këtij të fundit që bëri të mundur rihapjen e hetimeve për disa vrasje në Vlorë.
Ndërsa, në 2013 Artan Cuku u lirua nga detyra me urdhër të Drejtorit të atëhershëm të Policisë, Artan Didi.
Bëhet me dije se pavarësisht rihapjes së hetimeve për vrasjen tek Pusi i Mezinit, Bledar Jambelli u lirua nga burgu, pasi në atë kohë u tha se nuk u gjetën prova.
Ndërsa, 4 vite pas arrestimit të tij, porositësi gjeti njeriun që pranoi të vrasë kryekomisarin Artan Cuku. Ai pagoi Mikel Shallarin, një i ri nga Kuçova, që banonte në Tiranë, në Qytetin Studenti
Ky i fundit i rrëfeu prokurorëve se me Bledar Jambellin komunikoi përmes kushëririt të tij, person ky i shpallur në kërkim.
Për këtë ekzekutim ai mori 3 mijë euro paradhënie. Pjesën tjetër të parave do ta merrte pasi të mbaronte punë, i ka thënë prokurorëve.
Kujtojmë se Cuku u ekzekutua duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë natën e 8 Prillit të vitit 2017. Ai u qëllua me 5 plumba, katër në gjoks dhe një në kokë.
Arrestimi i personit që i kushtoi jetën kishte të bënte me një zinxhiri vrasjesh që nisnin që nga përplasjet mes bandave të qytetit të Vlorës në vitin 1997 dhe vazhdonin përmes hakmarrjes dhe trafikut të drogës dhe prostitutave në Spanjë.
Jambelli ishte I dyshuari kryesor për vrasjen me pagesë të Amarildo Delajt në shtator të vitit 2012 dhe të fortit të Vlorës, Shpëtim Muka, në vitin 2006 te Pusi i Mezinit.
Këto dy ngjarje lidhen mes tyre, sepse viktimat kishin krijuar konflikte në Spanjë me Sokol Ramën. Dy atentatet në atë kohë mendohej se u realizuan nga i njëjti person, Bledar Jambelli.
Si filloi konflikti mes bandave të Vlorës:
Më datë 27 shtator 2006, në qyetin e Barcelonës të Spanjës u vra Slejdi Zanaj, nipi i Shpëtim Mukës. Për këtë vrasje u akuzua Sokol Rama.
Më tej, në 2006 thuhej se vrasja pati si motiv përplasjen mes bandave shqiptare për rivalitetin e prostitucionit dhe drogës. Për këtë ngjarje policia spanjolle arrestoi Sokol Ramën, por më pas u lirua për mungesë provash.
Ndërsa më 11 nëntor 2006, Armando Zanaj, vëllai i Slejdi Zanajt vrau Leonora Ramën, nënën e Sokol Ramës, oficere e marinës. Leonora u vra në afërsi të godinës së Bashkisë së Vlorës. Armando Zanaj, që atëherë ishte vetëm 16 vjeç, u arrestua dhe në polici pati deklaruar se kishte kryer krimin për të marrë hakun e vëllait të vrarë në Spanjë.
Këto ngjarje vazhdojnë më tej, në 29 nëntor 2006 ekzekutohet pranë shtëpisë, Shpëtim Muka dhe Edvin Shehu, ndërsa u plagos Edvin Zanaj, vëllai i ekzekutorit të Leonora Ramës.
Sokol Rama u akuzua për këtë vrasje si hakmarrje për nënën e tij. Ndërsa nga policia, brenda pak orësh, u gjet e braktisur makina e autorëve, ku ishin edhe gjurmët e të arrestuarit Jambelli, por që deri kohët e fundit, nuk ishte vërtetuar implikimi i tij në krim.
1 nëntor 2007, në qytetin e Tiranës, pranë maternitetit ?Koço Gliozheni? u vra Edvin Zanaj, djaloshi i cili i shpëtoi atentatit një vit më parë. Nga grupi hetimor në Prokurorinë e Tiranës, në atë kohë u tha se dyshonin se vrasja ishte porositur nga burgu i Spanjës, ku ndodhej i arrestuar Sokol Rama.
Rama u arrestua në mars të 2007-s në Madrid. Më tej, nga informacionet operative u tha në atë kohë se Sokol Rama kishte vënë në dispozicion 10 mijë euro dhe personi i paguar kishte kryer shërbimin, duke vrarë me plumb në kokë 23-vjeçarin vlonjat, i cili prej disa muajsh fshihej në Tiranë.
Ndërkohë, për këtë zinxhir vrasjesh në pranga është vënë vetëm Armando Zanaj. Ndërsa, Bledar Jambelli nuk rezulton të ketë ndonjë lidhje farefisnore me Leonora Ramën. Kjo ishte arsyeja pse Policia e Vlorës dyshonte se Jambelli mund të ishte vrasës me pagesë./CNA.al
Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmje...
Kryeministri Edi Rama u ka uruar të gjithë shqiptarëve Vitin...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një deklaratë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike mesazhet e dy ...
Një grup droge është goditur nga operacioni i antidrogës, ku...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit...
Shtetasi shqiptaro-amerikan Selim Struga 54 vjecc është eks...
Kodi Zgjedhor i ka shndërruar përfaqsuesit e partive politik...
“Po, ka komplot në PS dhe jam shumë i shqetësuar për këtë ko...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një postim...
Policia e Shtetit në një deklaratë të publikuar në rrjetet s...
Të shumta kanë qenë pyetjet e gazetarëve të pranishëm drejtu...
Të tjera detaje janë zbuluar nga aksidenti i ndodhur në Kuma...
Një aksident i ndodhur pak çaste më parë ka rezultuar fatal ...
Në morinë e pyetjveve të adresuara kryeministrit, Edi Rama, ...
Një tjetër temë e trajtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë f...
Përkundër arritjeve të përmendura nga kryeministri Edi Rama,...
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka në një inter...
“Shërbim i përforcuar me ekipe mjekësore gjatë ditëve të fes...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...