Connect with Us

Premtimi i pambajtur i Ramës për rrugën Tiranë-Elbasan  

Aktualitet

Premtimi i pambajtur i Ramës për rrugën Tiranë-Elbasan  

Publikuar

-

Loja me RTSH/ Gati kamikazi i Ramës

Rruga Tiranë-Elbasan, ishte premtuar nga kryeministri Rama që do të përfundonte brenda dhjetorit 2018.

Gjatë një takimi që kreu i qeverisë zhvilloi në mars 2018 në Elbasan, tha se kjo rrugë pritet të mbarojë brenda fundit të vitit, dhe këtë gjë ia bëri të qartë edhe ministrit Damian Gjiknuri.

“Ministri ka marrë sot vendimin që të marrë përsipër që të mbarojë rrugën Tiranë-Elbasan deri në fund të vitit. Ai ka marrë barrën o ta mbarojë, o të mbaroj”, tha Rama para banorëve të Elbasanit.

Por, fakti është se Gjiknuri iku dhe rruga nuk ka mbaruar. Për me tëpër kostot e saj janë rritur disa here. Janë shtuar dhjetëra milionë euro dhe rruga nuk përfundoi.

Në vitin 2013 mbaroi gjysma e segmentit nga tuneli në Elbasan, ndërkohë nga viti 2013 dhe po hyjmë në vitin 2019, pra po bëhen gati gjashtë vite dhe nuk ka mbaruar segmenti nga tuneli në Tiranë. Një herë justifikimi ishte mbi një shkarje që ndodhi në zonën e Kërrabës dhe pastaj gjithçka ngeli për mungesën e fondeve. Fondet u plotësuan, por rruga nuk ka mbaruar.

LEXO EDHE:  Salvinin e kërcënojnë me vdekje bandat/ Ramës i buzëqeshin

Këtë herë një shkarje tjetër ndodhi, jo në segmentin Tiranë-Tunel, por në segmentin “Tunel-Elbasan”.  Prej gati gjashtë vitesh diku ndërpriten punimet, një ditë punohet, një ditë jo, kërkohen më shumë fonde, qindra milionë euro shtesa të faturuara në taksat e shqiptarëve dhe një autostradë që nuk po përfundohet dot, por thjeshtë dhe vetëm jepen gjithmonë justifikime.

Rruga Tiranë-Elbasan është një aks me gjatësi rreth 29 km, nga të cilat gjysmat kishin përfunduar në vitin 2013 dhe sot pas gjashtë vitesh rruga nacionale nuk ka përfunduar, por thjeshtë dhe vetëm i rriten kostot dhe asgjë më shumë sesa kaq. Le të shpresojmë që zgjedhjet lokale do ta nxisin disi qeverinë dhe ndryshimi i ministrisë do të japë një dritë jeshile që kjo rrugë mund të përfundojë./ CNA.al

Rama “presion” Gjiknurit: Ose mbaro rrugën Tiranë-Elbasan, ose do mbarosh ti…

Rama paralajmëroi shkarkimin e Gjiknurit/ Zbulohet një nga arsyet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Vendim absurd që nuk e beson asnjë fëmijë”/ Gjokutaj: PD nuk vjen në pushtet duke goditur Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD është ‘jo moral’ dhe ‘jo procedurial’.

Gjokutaj është shprehur se në shkarkimin e Berishës është shkelur me të dyja këmbët edhe statuti i partisë, e cila nuk mund të vijë në pushtet duke goditur kreatorin dhe frymëzuesin e betejave në këto 30 vite.

“Në shkarkimin e Berishës është shkelur me të dyja këmbët të gjitha edhe statuti i partisë. Duke iu referuar edhe drejtësisë, pasi është një vendim, ky është një vendim politik, që bazohet me ligjin, që buron nga një normë që vendos rregullat në parti, kurrë ky vendim duke shmangur statutin dhe procedurën nuk mund të jetë i drejtë”, ka deklaruar ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Rama ndal aktivitetet elektorale

LEXO EDHE:  Meta tregon shqetësimin e tij më të madh



Ai ka shtuar më tej se ndodhemi në situatë të vështirë, pasi kemi një qeveri për të larguar, kemi edhe një opozitë për t’u pastruar.

“Problemi është se ndodhemi në një situatë shumë të vështirë, pasi kemi një qeveri për të larguar, kemi edhe një opozitë për t’u pastruar. Nuk mundet PD të vijë në pushtet duke shmangur aleatët, duke goditur kreatorin dhe frymëzuesin e betejave në këto 30 vite që ka bërë PD. Askush nuk mund të thotë se goditja e Berishës do ta bëjë partinë Demokratike më të fortë dhe e çon në fitore. Ky është një absurd që nuk e beson asnjë fëmijë jo më njerëzit që merren me politikë”, thotë ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk kemi pse mbajmë peshën e korrupsionit të Bashës”/ Kulluri akuza Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha se ka promovuar njerëz të përfshirë në korrupsion për të hequr kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Në emisionin “Quo Vadis” , Kulluri tha se Basha e ka drejtuar PD në mënyrë klienteliste dhe se e ka shkatërruar këtë parti.



Kulluri shtoi se, zgjedhja e Lulzim Bashës në 2013, është bërë në kundrështim me statutin.

Nuk kemi pse e mbajmë ne peshën e korrupsioni të Bashës e të tjerëve, prandaj kam dalë për principe. Unë kam parë fytyra që kanë qenë realisht me probleme korrupsioni në podiumet e Bashës për të hequr rilindjen nga pushteti për të ardhur vetë, më ka ardhur për të vjellë. Ai e bëri keq këtë punë, që nga vit 2013, e ka bërë në mënyrë klienteliste drejtimin e partisë. E ka shkatërruar këtë parti ai njeri.  Zgjedhja e Lulzim Bashës në 2013 është bërë në kundërshtim me statutin. Sali Berisha e shkeli statutin në 2013, kryetari i partisë zgjidhet me delegatë. Unë i parë jam fajtor që nuk fola”, ka thënë Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lali Eri mbështet Lulin/ Mirë ia bëri Saliut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ashtu siç pritej, ka dhënë mbështetjen e tij për vendimin e Lulzim Bashës, për përjashtimin e ish liderit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD.

Ndonëse vetë është një nga mjeshtrat e lajmeve të fabrikuara nga zyra e shtypit dhe që më pas shpërndahen nga mediat, ai ka akuzuar Berishën se ndërtoi një kulturë të shpifjes dhe të lajmeve të rreme, duke i bërë gropën vetes.



 “Unë kam thënë më parë, që ai njeri do e mbyllë me turp. Po jetove duke shpifur dhe sajuar duke iu hapur gropën njerëzve, atehër do biesh vetë brenda. Në politikë, biologjia bën të vetën. Nuk besoj se dhe ata ithtarë të Saliut që thonë se ai është e ardhmja. Ai vetëm e ardhmja nuk është. Ai nuk ka as kohë të rehabilitohet. Kur vjen puna të kundërshtarët, them kokën hëngshin. Vetë e gatuan këtë kulturë, të shpifjes dhe lajmit të rremë. Janë po ata që filluan tek lodrat dhe më pas vazhduan te Astiri. Ata morën 3 vite të jetës sonë në Astir.

Kush jeton nga shpata do vdesë nga shpata. Me fundin e Saliut është fillimi i fundit të kësaj politike. Mësimi për të tjerët është që jeto një jetë dinjitoze. Unë besoj që kultura toksike dhe vandale, Tirana digjej për sport nga protestat. Kthehej në një fushë beteje. Shpresoj që Shqipëria do jetë më e mirë me largimin e Berishës dhe Berishizmit. Me grisjen e letrave në Kuvend nga Basha, mendova që nuk ka ikur ende berishizmi” tha Veliaj në ‘Real story’./CNA.al

LEXO TE PLOTE