Berisha i uron Ramës festat me videon e veçantë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në rrjete...
Pashë, mes të tjerëve, nja dy tipa që nuk frymëzojnë aspak qytetari. Nuk di të them nëse duhej të ishin në burg, por në një protestë për demokraci jo. Ani, secili është i lirë!
Dëgjova, mes të tjerëve, një vajzë me një zë të mrekullueshëm, vokal madhështor, si një soprano. Filloi të fliste tërë mllef: Mbrëmë pashë një gazetar, një palo gazetar, që tha në televizor se tiranasit janë dembelë, qylaxhinj, tashethemexhinj rrjetesh sociale, që rrinë nëpër kafene. Por unë i them atij se ne nuk jemi të tillë.
-Jooooooooo ? bërtiti turma.
Ai gazetari isha unë. I thashë mbrëmë këto epitete për banorët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, në një program në ABC News. Vajza, mesaduket, e kishte kapur nga mesi fillin e bisedës, pasi unë i akuzova qytetarët për indiferencë, pasi nuk iu bashkuan apo iu bashkuan shumë shumë pak protestës së thërritur nga një grup emigrantësh. Ndërsa në rrjetet sociale të nxjerrin sytë.
Vajza vazhdoi:
-Ky kryeministër i korruptuar do të iki, do ta qërojmë, bashkë me këta gazetarët e tij dhe mediat e tij të shpifura.
-Pooooooooooooooo – bërtiti turma.
Pastaj ajo vazhdoi:
-Ndaj unë kërkoj:
-Ndryshimin e ligjit zgjedhor, që po mban peng demokracinë.
-Rishikimin e ligjit për koncensionet, që mundëson vjedhjet e tenderave.
-Ndalimin e këtyre ofshore-ve që po zhvasin ekonominë.
Vajza po lexonte shkrimin dhe propozimet që kishte bërë publikisht i njëjti ?palo gazetar?.
Dhe turma shoqëronte
-Poooooooooo
-Poooooooooo
Nënqesha dhe qëndrova të dëgjoja deri në fund. Të gjitha mallkimet dhe akuzat e mundëshme, ta thëna e stërthëna deri tani në të gjitha tubimet, mediat, rrjetet sociale. Ik Ik Ik- bërtiste turma. Po si do të ikë, në ç?mënyrë? Konkretisht çfarë kërkohet, çfarë do të bëjmë ne që ai, apo ata të ikin?
Turp, turp, turp….
Ika, me mendjen top që ato që kisha thënë një natë më parë në studio për banorët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë ishin shumë pak. Mu dhimbsën realisht ata emigrantë që kishin ardhur me një ideal dhe shpresë, që mes një populli që pëlcet nga marazi në rrjetet sociale, do të frymëzonin reagim qytetar. Por jo, sot kishte dhjetë herë më shumë njerëz në qendrën tregtare ?Toptani?, sesa në protestën para kryeministrisë.
Ika me mendjen top se protestat që mbeten gjatë pa kokë, nga frika se mos e kap Rama, dhe pa axhendë, më duken po aq të vdekura sa edhe një trup pa kokë.
Gjithësesi vazhdoj të shpresoj dhe të këmbëngul se kërkesa e parë, nëse do të ketë, të jetë shkatërrimi i Ligjit Elektoral, për të rikthyer lirinë politike në këtë vend.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në rrjete...
Ka rënë si një “bombë” shkarkimi i Niko Peleshit dje live në...
Dashi është një shenjë objektive, intensive dhe e drejtpërdr...
Pas sulmit me lëndë shpërthyese ndaj një autobusi me turistë...
Të gjithë po merren me formën dhe me detajet, por gati askus...
Për shkak të natyrës së tyre shumë të dashur, qentë shpesh h...
Migracioni – do të mbetet në temë e rëndësishme në Europë ed...
Mjeku Andrea Casaril ka treguar interes në përdorimin e met...
Shumë nuk heqin dorë prej hedhjes së tyre për të shijuar fil...
Kryeministri Rama ditën e djeshme në mbledhjen e Asamblesë K...
Bashkia e Tiranës ka paditur sërish kreu e Partisë Demokrat...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë ku...
1) Të gjitha këto lëvizje, në qeveri, nuk janë asgjë tjetër ...
Diaspora së bashku me studentët dhe banorët e Astirit ndodhe...
Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së djeshme të Asamblesë Ko...
Kthimi i emigranteve ka sjellë trafik të rënduar në qytetin...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në një deklaratë...
Publicisti i njohur, Veton Surroi, në një postim në faqen e ...
Ish-ministri i Jashtëm që u shkarkua dje nga kryeministri Ed...
Fundi i këtij viti e ka gjetur qeverinë “Rama” në përballje ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...