web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama paralajmëron ministrat dhe deputetët/ Ikni nga PS, harrojeni se do të na ktheni në opozitë

28 Dhjetor 2018, 09:46, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS është treguar mjaft i ashpër në drejtim të deputetëve dhe ministrave.

Rama paralajmëroi se do të marrë fund epoka kur në administratë punësohen kunata, xhaxhallarë apo krushqit e ministrave dhe deputëtëve dhe se PS nuk do të kthehet në opozitë për shkak të tyre.

?Harrojeni që do të mund të punësoni me krushq, xhaxhallarë apo kunata. PS nuk mund të kthehet  në opozitë për shkak të krushqive, xhaxhallarëve e kunatave. Ikni nga PS, lërini forumet, karrigen apo mandatet dhe pastaj e keni të drejtën e Zotit të thoni më rregullo familjet, por mandatin e keni për të gjithë ata që u thoni ?Vota jote është detyrimi im?.-deklaroi Rama.

Gjithashtu Rama tha se ata nuk besojnë dhe kanë të gjithë të drejtën të besojnë se rezultatet e mira do ju japin nesër mundësinë të futen në administratë. Ky është momenti i parë i kthesës së madhe.

“Do shpallen të gjitha vendet e punës, dhe kush ka nota 10-9 sipas radhës do punojë në ministri e kudo, është djalë i PS apo i PD. Ne na duhet dija e tij ose e saj. PS s?mund të shihet si forcë uzurpatore,? tha Rama.

Më tej, ai theksoi se çdo anëtar kryesie do na tregojë detyrat që ka bërë, në të kundërt nuk do të jetë më anëtar i kësaj kryesie.





Lajmet e fundit nga