web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gënjeu për diplomimin në Hollandë/ Ish-zv.ministri i nxjerr bojën Bashës

28 Dhjetor 2018, 09:12, Aktualitet CNA

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka reaguar në lidhje me lajmin, që kreu i PD, Lulzim Basha ka gënjyer në lidhje me diplomimin në Hollandë.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Muka shkruan se Basha duhet ti qartësojë gjithë Shqiptarët për CV-në e tij.

Më tej, Muka i drejton edhe një pyetje kreut të opozitës, ndërsa thekson se ?Kur nuk keni patur diplome z.Basha, si eshte e mundur te keni punuar si avokat per organizatat boterore??.

Gjithashtu, Muka thekson se Shqiperia jeton nje realitet Arsimor, Ekonomik dhe Social kriminal fale edhe nje opozite paterice te KM aktual.

?Z. Basha duhet ti qartesoje gjithe Shqiptaret per CV-ne e tij. Kur nuk keni patur diplome z.Basha, si eshte e mundur te keni punuar si avokat per organizatat boterore? Jane mashtrime dhe punesimet tuaja ne keto organizata? Po kur kandiduat per deputet ne 2005, pse e shisnit veten si nje te diplomuar ne Holande kur ju nuk kishit ende nje diplome? Po diplomen Bachelor, e keni blere- ne Tirane apo Turqi? Nese jo, ku keni studiuar dhe pse e fshihni kete pjese te jetes suaj? Shqiptaret kerkojne pergjigje dhe te vertetat e jetes suaj- sot Shqiperia jeton nje realitet Arsimor, Ekonomik dhe Social kriminal fale edhe nje opozite paterice te KM aktual.?-shkruan Muka në postimin e tij.

Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite





Lajmet e fundit nga