web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Unë thashë PO”, supermodelja merr propozimin për martesë në vigjilje të Krishtlindjeve

25 Dhjetor 2018, 19:30, Aktualitet CNA

Heidi Klum mori një dhuratë të paparë nga i dashuri i saj Tom Kaulitz: Një unazë të shndërritshme fejesë. Heidi ndau lajmin e bukur në rrjetet sociale, ku tregonte e lumtur se ishte fejuar me partnerin e saj, me të cilin ka një vit që është në një lidhje.

Në foton bardhë e zi, Tom dhe Heidi shfaqeshin duke buzëqeshur, ndërsa vëmendjen kryesore e zinte unaza me gurin e diamantit.

Duket se Heidi mezi pret që të martohet me Tom, edhe përse ai është 16 vite më i vogël sesa ajo.  Çifti gjerman ndau lajmin me fansat, një ditë pas udhëtimit në Disneyland.

Kjo do të jetë martesa e tretë për Klum, pasi në 1997 lidhi kurorë me Ric Pipino dhe në 2005 me Seal.

Epo, çfarë mënyrë e mrekullueshme për ta nisur 2018-ën.





Lajmet e fundit nga