LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërmilli i PD-së nxjerr kokën/ Unë dhe Luli jemi kundër Bodes

21 Dhjetor 2018, 10:23, Aktualitet CNA
Kërmilli i PD-së nxjerr kokën/ Unë dhe Luli jemi kundër

Në parlament ka ndodhur çudia, ashtu siç pritet dhe ndodh në partinë e Lulit, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike nga viti 1997 deri në vitin 2014, ministër i Financave për gati 9 vjet, një njeri me kontribute dhe kapacitete të shkëlqyera intelektuale të kësaj force politike, është mohuar nga një kërmill.

Njeriu që në PD quhet kërmilli për shkak të lëpihet sa andej këndej dhe që emrin e ka Edmond Spaho, ka mohuar kontributet e Ridvan Bodes dhe ka thënë se ai nuk është përfaqësues i PD-së.

?Është e vërtetë që nuk kemi diskutuar në konferencën e kryetarëve por deklarata e kryetarit të PD ka qenë e qartë. Ridvan Bode nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike, por i Edi Ramës. Nuk pranojmë që përfaqësuesit t?i votojmë të zgjedhur nga ju. Referoju kushtetutës dhe rregullores. Rastet i ke të qarta.?-tha Spaho.

Nga fjala e Spahos, duket qartë se në PD që të jesh demokrat apo që të jesh me PD-në, duhet patjetër të jesh me Lulin. Nëse nuk je me Lulin, nuk je demokrat. Po dole kundër Lulit, je kundër PD-së. Kjo është politika e re e mendjeve të kalbura me mentalitet komunist në forcën politike që shembi diktaturën dhe që sot është marrë e drejtohet nga disa bythecer./ CNA.al

Lajmet e fundit nga