Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Presidenti Donald Trump njoftoi të shtunën se sekretari i Departamentit të Pasurive Natyrore, Ryan Zinke, i zhytur në skandale, do të largohet nga administrata e tij në fund të vitit.
“Ryan ka realizuar shumë gjatë qëndrimit të tij në detyrë dhe unë dua ta falënderoj atë për shërbimin e tij ndaj Kombit “, shkruajti presidenti Trump në Twitter të shtunën në mëngjes, duke shtuar se zëvendësuesi i zotit Zinke do të shpallet javën e ardhshme.
Donald J. Trump
@realDonaldTrump
Secretary of the Interior @RyanZinke will be leaving the Administration at the end of the year after having served for a period of almost two years. Ryan has accomplished much during his tenure and I want to thank him for his service to our Nation…….
Njoftimi i presidentit Trump, i cili nuk saktëson nëse zoti Zinke dha dorëheqjen apo u shkarkua, vjen pasi Departamenti i Drejtësisë thuhet se po shqyrton mundësinë nëse do të nisë një hetim penal kundër tij. Sjellja e tij personale dhe vendimet ekzekutive kanë ngritur pyetje nëse ai ka përdorur pozicionin e tij për përfitime personale, duke nxitur të paktën 15 hetime, disa prej të cilave e kanë gjetur atë të pafajshëm.
Ish-kongresmeni republikan nga shteti i Montanës, i cili ka shërbyer si Sekretar i Pasurive Natyrore për pothuajse dy vjet, po largohet vetëm disa javë para se demokratët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Transferimi i pushtetit te demokratët ka të ngjarë të rezultojë në një përshkallëzim të hetimeve në sjelljen e tij.
Zinke ndihmoi në heqjen e suksesshme të rregullave mjedisore të administratës Trump për të nxitur zhvillimin e energjisë së SHBA-së, por pyetjet rreth sjelljes së tij e ndoqën gjatë gjithë mandatit të tij.
Organi mbikëqyrës i brendshëm i Departamentit të Pasurive Natyrore hetoi zotin Zinke për përfshirjen e tij në një marrëveshje të tokës në Montana të mbështetur nga David Lesar, kryetar i kompanisë së shërbimeve të naftës, Halliburton.
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë ia ka referuar hetimin Departamentit të Drejtësisë për keqbërje të mundshme. Zinke, një ish antar i forcave speciale të marinës amerikane, ka mohuar të ketë bërë shkelje.
Zinke është kritikuar gjithashtu për ndërthurje të biznesit zyrtar me fushatën politike dhe udhëtimet familjare. Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm tha në një hetim të publikuar në tetor se Zinke kishte vënë antarë të personelit t’i caktonin gruas së tij një vullnetare në mënyrë që ajo të mund të udhëtonte me të me shpenzimet e taksapaguesve.
Largimi i zotit Zinke e bën atë më të fundit në një varg zyrtarësh që largohen nga administrata Trump nën një re polemikash, duke përfshirë Sekretarin e Shëndetit Publik dhe Shërbimeve Njerëzore Tom Price dhe Administratorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit Scott Pruitt../voa
Në një shkrim për CNN, analisti Harry Enten ka shkruar se ka...
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore...
Makina e parë e Cristiano Ronaldos është vënë në shitje, dhe...
Bashkimi Europina i ka kërkuar Kosovës pezullimin e tarifave...
Kur, më 21 janar 2016, në numrin 1/2016 të gazetës Atdheu*, ...
Protestat në Francë priten të përshkallëzohen më tej. Mediat...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar do...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë një deklaratë, që i k...
Policia ka publikuar sot listën me personat më të rrezikshë...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me stru...
Një helikopter mjekësor është rrëzuar në një zonë malore afë...
Për avokatin Altin Goxhaj, Këshilli Kombëtar i Partisë Demok...
Dje ka zhvilluar punimet Kuvendi Kombëtar i PD-së, por ai që...
Kryeministri Edi Ramka ka reaguar sërish ndaj protestës së s...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një postim në rrje...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, në një po...
Qendra tregtare QTU është rihapur pas restaurimit, duke e ri...
Pas refuzimit të plot 30 vetëve të dorëhequr të Partisë Demo...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të një proteste ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...