"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama në një mbledhje me rektorët, ku I sulmoi ata ashpër ka reaguar rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.
Rektori Koni i quan akuza të rëndaj ndaj atij, deklaratat e kryeministrit dhe thotë se është shumë e kuptueshme arsyeja dhe qëllimi i gjithë çfarë është bërë gjatë këtyre ditëve në adresën e tij.
Ai thotë se në mënyrë të vazhdueshme, ka paraqitur problematikat në të gjitha institucionet e Shtetit Shqiptar, përfshirë edhe kryeministrin dhe se akuzat e tij, tregojnë qartë se nuk e njeh ligjin e arsimit të lartë 80/2015.
Më tej rektori i UT deklaron se në mënyrë të vazhdueshme i ka kërkuar Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të marrë masat e nevojshme për dështimin e funksionimit edhe të Bordit të Aministrimit të Universitetit të Tiranës. Administratori i UT, thotë ai është aktivist në fushatat elektorale të Partisë Socialiste dhe është përpjekur sistematikisht të pengojë zhvillimin normal të punës.
Deklarata e plotë:
I detyruar nga akuzat tepër të rënda dhe sjellja e Kryeministrit ndaj personit tim në takimin e ditës së enjte, datë 13 Dhjetor 2018, të mbajtur me autoritetet drejtuese të fakulteteve dhe universiteteve publike ne vend, ju bëj me dije se;
Në fakt është shumë e kuptueshme arsyeja dhe qëllimi i gjithë çfarë është bërë gjatë këtyre ditëve në adresën time dhe që në fakt ka filluar shumë kohë më parë. Këtë e kam ndjerë dhe e kam kuptuar shumë qartë.
Të mundohesh të ndryshosh rrjedhën e gjërave, të mundohesh të gjesh dhe të bësh ?fajtor? pa faj, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dështuar që tregon vetëm frikë dhe asgjë tjetër.
Zoti Kryeministër,
Në asnjë ditë të punës time si Rektor i Universitetit të Tiranës nuk jam ?arratisur? nga përgjegjësia, por përkundrazi. Në mënyrë të vazhdueshme, kam paraqitur problematikat (që Ju vetëm tani po i pranoni se eksiztojnë) në të gjitha institucionet e Shtetit Shqiptar, përfshirë edhe Ju.
Akuzat që ju bëni, tregojnë shumë qartë se Ju nuk e njihni ligjin e arsimit të lartë 80/2015.
Të njëjtën gjë bëni edhe me çështjen e tarifës së provimeve të mbartuara të studentëve, për të cilën, Senati Akademik i UT, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosjen e saj.
Në çdo rast, Ju ushtroni presion, intimidoni, ironizoni dhe shantazhoni, jo vetëm në mënyrë të drejtëpërdrejtë por edhe nëpërmjet mediave që janë pranë qeverisë, duke mos i dhënë mundësinë askujt, në rastin konkret mua, të shprehem dhe të them të vërtetën se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës.
Është e vërtetë që në Universitetin e Tiranës, ka patur probleme të brendshme, të inskenuara nga kasta drejtuese e vjetër e universitetit, për qëllime të caktuara, që fatkeqësisht kanë gjetur mbështetjen nga institucionet më të larta të Shtetit Shqiptar. Në Universitetin e Tiranës në asnjë rast nuk ka patur bllokim, sikurse mundoheni ta paraqesni Ju, në mënyrë që të justifikoni dhe të shtrembëroni arsyet e vërteta të protestës së studentëve.
Ju po deklaroni sot, se duhet të shkarkohen anëtarët e Bordit të Administrimit, kurse unë, në mënyrë të vazhdueshme i kam kërkuar Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të marrë masat e nevojshme për çfarë Ju keni konstatuar sot, si një dështim të funksionimit edhe të Bordit të Aministrimit të Universitetit të Tiranës.
Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës, nëpërmjet Administratorit të UT (aktivist në fushatat elektorale të Partisë tuaj), është përpjekur sistematikisht të pengojë zhvillimin normal të punës.
Në fakt arsyeja që unë luftohem është pikërisht njohja shumë e mirë e ligjit të arsimit të lartë, dhe jo vetëm, është përgjegjshmëria e lartë dhe përkushtimi në punë që më karakterizon, dhe mosbërja palë në interesa të caktuara.
Të nderuar kolegë dhe studentë të UT,
Ju siguroj se në çdo ditë të punës time si Rektor i Universitetit të Tiranës, do të vazhdoj të udhëhiqem nga morali dhe integriteti i lartë personal dhe profesional dhe nuk do t?i gjunjëzohem askujt dhe për asnjë arsye, sikurse kam vepruar deri më sot.
Nëse për Kryeministrin dhe qeverinë që ai drejton, protesta e studentëve ështe një shuplakë, për mua është një shprehje e lirisë dhe demokracisë, dhe si e tillë është një fitore.
Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar për ...
Klea Huta dhe Elgit Doda janë çifti më “hot” i showbiz-it dh...
Një ditë pas lajmit të bukur së moderatorja e njohur shqipta...
Parashikuesi i famshëm Michel de Nostredame, i njohur ndrysh...
Gazetari saudit i vrarë mizorisht Jamal Khashoggi ndodhet në...
Deputetja e LSI-së, Florida Kërpaçi, në një deklaratë për me...
Pavarësisht temperaturave të ulta dhe reshjeve të shiut, stu...
Nga Kreshnik Spahiu * Prej lufte veç ai largohet që është li...
Ditën e sotme Ministria e Financave do të firmosë 3 marrëve...
Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar për ...
Ish- zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka vijon me denoncimet...
Historia e kërkimeve në Google mund t’ju tregojë shumë për n...
Në fund të muajit tetor u zbulua se fëmijët e dy personazhev...
Astrologia e njohur Meri Shehu ka bërë një parashikim të she...
Ligji i Kuvendit të Kosovës për transformimin e FSK-së, në u...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Kosovë...
Prej 11 ditësh studentët vijojnë protestën e tyre, kundër li...
Ditë historike për Kosovën. Tashmë shteti më i ri në Evropë ...
Në një konferencë të përbashkët për mediat Ministri për Euro...
Policia e Korçës ka sekuestuar 423.8 gr lëndë narkotike hero...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...