web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Avokati i Popullit/ Kreu i OSBE: Kuvendi nuk i kushton vëmendje

11 Dhjetor 2018, 13:13, Aktualitet CNA

Nga Prezenca e OSBE-së – Fjala e mbajtur nga Kryetari i Prezencës, ambasadori Bernd Borchardt, në konferencën e përvitshme organizuar nga Zyra e Avokatit të Popullit

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të organizuar nga Zyra e Avokatit të Popullit, ku ka folur për rolin e këtij instituçioni gjatë këtyre viteve në vendin tonë.

Borchardt tha se që nga 1997-ta vendi ynë ka ndryshuar shumë, por ende nuk mund të thuhet se është aty ku duhet të ishte.

?Por që atëherë, Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme në rrafshin politik, ekonomik dhe shoqëror, edhe në fushën e të drejtave të njeriut. A u bënë zhvillimet me ritmin e duhur? Kjo është një çështje që ia vlen të debatohet me seriozitet. A është gota gjysmë plot apo gjysmë bosh? As që do të përpiqesha t?i jepja përgjigje kësaj pyetje në këtë veprimtari, sepse do ta tejkaloja ndjeshëm kuadrin e saj.?- tha ai.

Me tej kreu i OSBE-së në Tiranë tha se ky institucion nuk është ende një pikë referimi për qytetarët shqiptarë, të cilët nuk janë të informuar për rolin e tij.

?Duke qenë se ky institucion është një pikë referimi për një demokraci funksionale, mbetet ende një pjesë të rëndësishme për t?u ndjekur: njerëzit duhet të mësojnë më shumë rreth Avokatit të Popullit, ta dinë mirë se çfarë mund të bëjë kjo zyrë për ta. Mund t?i shpjegoni atyre se çfarë mund të bëni për ta, me qëllim që të gjithë shqiptarët të mund t?i ndajnë ankesat e tyre me ju nëse të drejtat e tyre nuk respektohen nga institucionet publike.?- vijoi ai.

Ndërsa më tej Borchardt theksoi se Kuvendi nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur raporteve të Avokatit të Popullit në lidhje me çështje të veçanta.

?Kuvendi nuk i kushton vëmendjen e duhur shumë prej raporteve të Avokatit të Popullit në lidhje me çështje të veçanta, siç ndodhi më herët këtë vit në lidhje me raportin për shpronësimet. Avokati i Popullit mund të kontribuojë pozitivisht për një demokraci shqiptare të shëndetshme dhe me reputacion të mirë, në qoftë se këtij institucioni i jepet mundësia për ta bërë këtë.?-u shpreh kreu i OSBE-së./CNA.al





Lajmet e fundit nga