Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar pas akuzave të këshilltarit ligjor në PD, Gazmend Bardhi, se projekti i Unazës së Re është korruptiv.
Përmes një reagimi zyrtar, ARRSH sqaron se PD është duke kryer spekulime politike.
Më tej, ARRSH thotë se Bardhi duhej të ishte konsultuar me Bashën, para se të bënte të tilla deklarata.
?Autoriteti Rrugor Shqiptar i kërkon z.Bardhi të konsultohet me Kryetarin e tij Lulzim Basha përpara se të dalë në një komunikim të tillë me median. Nëse do të ishte konsultuar, së paku do të kishte shmangur disa gafa të rëndomta dhe nuk do shqetësonte qytetarët shqiptarë me spekulime politike në një ditë të shënuar si Festa e Çlirimit.?-thuhet në deklaratën e ARRSH.
Po, ashtu ARRSH thekson se ?Bardhi do ta kishte mësuar se edhe studimet e fizibilitetit për veprat publike nuk bëhen për çdo segment që zbatohet por bëhen në fillim për të gjithë objektin. Rrjedhimisht, ai do duhet ta kishte pyetur z.Basha nëse kur ka filluar zbatimi i investimit për segmentet e mëparshme të Unazës, a është kryer një studim fizibiliteti.?
Deklarata e plotë e ARRSH:
Në vazhdën e spekulimeve politike ndaj projektit të Unazës së Madhe të Tiranës, Partia Demokratike lëshoi sërish sot një mori deklaratash të pavërteta me synime të pastra dezinformuese.
Autoriteti Rrugor Shqiptar i kërkon z.Bardhi të konsultohet me Kryetarin e tij Lulzim Basha përpara se të dalë në një komunikim të tillë me median. Nëse do të ishte konsultuar, së paku do të kishte shmangur disa gafa të rëndomta dhe nuk do shqetësonte qytetarët shqiptarë me spekulime politike në një ditë të shënuar si Festa e Çlirimit.
Nëse do kishte pyetur Kryetarin e vet, z.Bardhi do ta kishte mësuar se në rastin e rehabilitimit të Unazës së Madhe në segmentin Pallati me Shigjeta- Sheshi Shqiponja, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndjekur të njëjtën praktikë ligjore që ka ndjekur Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për segmentet e tjera të unazës në kohën kur z.Basha ishte Ministër i Punëve Publike e Transportit apo Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Z.Bardhi do ta kishte mësuar se edhe studimet e fizibilitetit për veprat publike nuk bëhen për çdo segment që zbatohet por bëhen në fillim për të gjithë objektin. Rrjedhimisht, ai do duhet ta kishte pyetur z.Basha nëse kur ka filluar zbatimi i investimit për segmentet e mëparshme të Unazës, a është kryer një studim fizibiliteti.
Nëse z.Bardhi do kishte ndjekur komunikimet e mëparshme publike të Autoritetit Rrugor Shqiptar do kishte patur rastin të njihet me faktin se e gjithë procedura e ndjekur për rehabilitimin e segmentit ?Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja? është në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore dhe ka marrë të gjitha lejet përkatëse.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përmbushur të gjitha detyrimet e përcaktuara në ligj mes të cilave:
Nëse do kishte pyetur Kryetarin Basha, z.Bardhi do kishte mësuar se një tjetër vepër si mbikalimi i Kamzës, i ndërtuar në kohën kur PD qeveriste vendin ka filluar punimet pa asnjë leje mjedisore dhe as ndërtimi. Fillimi i punimeve për këtë vepër ishte 22 Qershori 2007 por qeveria e partisë së z.Bardhi ka lëshuar Lejen Mjedisore vetëm në 1 muaj para përfundimit të punimeve, në 05.05.2008.
Referuar projektit të dhuruar, sërish z.Bardhi nëse do konsultohej me z.Basha do kuptonte se ky i fundit ka ndërtuar segmentin ?Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike? me të njëjtën praktikë, me një projekt po të dhuruar nga një kompani private.
Me shkresën nr. 3625 prot dt. 30.04.2018 me lëndë ?Ftesë për bashkëpunim?, nga ana e ARRSH-së, mbi bazën e përvojës së suksesshme të bashkëpunimit dhe profesionalizmit të konsulenteve ka ftuar për bashkëpunim tre shoqëri konsulentë.
Me shkresën nr. 3625/1 prot dt. 02.05.2018 ? këtij bashkëpunimi i është përgjigjur pozitivisht vetëm shoqëria konsulente ?AVE consulting? sh.p.k., e cila merr përsipër realizimin e këtij projekti sipas termave të referencës të hartuara e të miratuara.
Siç parashikohet qartësisht në dokumente, e gjithë procedura dhe administrimi i projektit nga studio në fjalë është në përputhje me përcaktimet ligjore.
Në vëmendjen e z.Bardhi fakti që segmenti ?Komuna e Parisit ? Shkolla Teknologjike?, është ndërtuar pikërisht bazuar mbi një projekt të dhuruar nga studio ?Sphaera sh.p.k? për Bashkinë e Tiranës në kohën kur ky institucion drejtohej prej vet Bashës. Bashkëlidhur gjeni dy shkresa që studio ?Sphaera? sh.p.k. i dërgon Bashkisë së Tiranës projektin dhuratë. Këtë projekt, Bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha e ka miratuar në Këshillin Teknik të vet këtij institucioni i cili në fakt nuk ka as përgatitjen teknike për vepra të tilla infrastrukturore.
I njëjti rast tanimë ndodh me segmentin ?Pallati me Shigjeta ? Sheshi Shqiponja?, ku bëhet një ofertë dhe projekti vjen si dhuratë e studios ?AVE consulting? sh.p.k. Ky projekt, ndryshe nga koha e Bashës, shqyrtohet dhe miratohet pasi kalon filtrin profesional të Këshillit Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Fondi i shpronësimit nuk parashikohet në projekt-preventivin e objektit por del pas kryerjes së vlerësimeve përmes një VKM-je të veçantë. Punimet civile janë të matshme dhe çertifikohen gjatë e në përfundim të tyre nga inxhinieri (supervizori).
Thellohet skandali i projektit 40 mln euro tek Unaza e Re/ Zbardhen të tjera detaje
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka hedhur akuza ...
Historiani Pëllumb Xhufi, në një nga puntatat e fundit të em...
Askush nuk dëshiron që t’i thyejë zemrën një njeriu të dash...
Nga Ylli PolovinaRamadan Zdrava ishte njëri prej atyre pa tr...
Në kuadër të riorganizimit të Partisë Demokratike, të fillua...
Aktualisht në të gjithë botën prodhohen mbi 12 milionë ton f...
Dita e flamurit është shoqëruar me gafa të shumta, duke fill...
Prerja masive e pemëve në parkun më të madh kombëtar të Shqi...
Në bazë të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mu...
Partia Demokratike deklaroi sot sërish se projekti i Unazës ...
Truri është një USB-gjigandeTruri ynë ka rreth 2.5 milionë G...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:15 minuta ...
Me fillimin e sesionit të ri parlamentar, opozita ka bojkotu...
Politika, sidomos në Shqipëri, është shumë komplekse dhe ras...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bën të ditur ...
Shqiptarët festuan dje ditën e Pavarësisë, ngjarje e cila n...
Ish-ministri i Drjejtësisë në qeverinë “Rama 1”, aktualisht ...
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi në një deklaratë të...
Kreu i shtetit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeparlame...
Ish-presidenti Bujar Nishani i është bashkuar qëndrimeve të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...