Gazetari nxjerr bllof policinë e Sandër Lleshit/ Tregon si u manipulua plagosja e efektives
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar, pasi lajmit që një prej po...
Fiks Fare liron nga burgu 34 vjecarin nga Pogradeci, i cili për shkak të mbajtjes së dosjes së tij në Gjykatën e Lartë, bëri 2 vjet e 9 muaj burg, edhe pse vendimi për dënimin ishte rrëzuar nga shkalla më e lartë e gjyqësorit shqiptar.
Adritaik Kadilli, bëri 21 muaj burg dhe nuk mund të kërkonte shuarjen e masës së tij të sigurimit, pasi aktet e dosjes së tij deri në 16 nëntor ndodheshin në Gjykatën e Lartë
Në Fiks Fare mbërriti një telefonatë e veçantë nga burgu i Drenovës. Adriatik Kadilli kërkonte ndihmë se edhe pse kishte një muaj që i kishte mbaruar dënimi ende vuante humbjen e lirisë. Pas interesimit të Fiks Fare del në pah se gjithçka kishte ndodhur si rezultat i një vakumi ligjor.
Adriatik Kadilli, babai i dy fëmijëve, është dënuar për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike. Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec e dënon me 4 vite burg për gjysëm grami heroinë, një qese limontos, tre shiringa dhe 86 mije lekë të reja që i kishte me vete. Vendimin e dënimit, a e ankimpoi në Gjykatën e Apelit të Korcëës dhe kjo e fundit vendos që çështja të kthehet për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë. Këtij vendimi, prokurori i çështjes i bën rekurs në Gjykatë të Lartë. Gjykata e Lartë e rrëzon rekursin dhe la në fuqi vendimin e Apelit, pra të rigjykimit të ccështjes në shkallën e parë, por ndërkohë Adriatikut i kishte përfunduar dënimi i dhënë nga gjykata e Pogradecit pasi kishte bërë 2 vjet e 9 muaj në paraburgim dhe konvertuar (1 ditë paraburgim me 1 ditë e gjysmë burg) duhet të dilte nga burgu në 15 tetor.
34 vjeccari i cili ndodhej i izoluar në parburgimin e IEPV së Drenovës kishte bërë kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit, por kërkesa e tij ishte hedhur poshtë pasi nuk ish shprehur akoma Gjykata e Lartë. Kur vendimi i gjykatës së lartë erdhi, ne vend që ta lironinm prokuroria dhe gjykata nisën edhe njëherë rigjykimin e çështjes edhe pse Adriatiku kishte kryer 31 muaj burg. Nëse do të ishte ende në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë, i cili u rrëzua nga gjykata e lartë, atij i kishte përfunduar dënimi që në 15 tetor 2018.
Në komunikimin e tij telefonik me gazetarët e Fiksit ai shprehet se kërkon ndihmën e emisionit , pasi shteti nuk po ia ofron këtë ndihmë.
Përpara kameras së Fiks fare, me lot në sy ai thotë se ndihei i harruar nga shteti. E kishte pritur me padurim lirimin e tij më 15 tetor , pasi atë ditë kishte edhe ditëlindjen e djalit. Por pavarësisht kërkesave dhe përpjekjet që ka bërë vetë, askush s?e ka dëgjuar. Mes lotësh tregon se ka qenë përdorues i heroinës dhe si pasojë është infektuar edhe me Hepatit C. “Jam harruar këtu, nuk e di çfarë do bëhet me mua… Këta janë duke më gjykuar prapë”- shprehet ai.
Pas telefonatës në redaksinë e Fiksit , gazetarët u interesuan pranë prokurorisë së Pogradecit e cila u vu menjëherë në lëvizje dhe sot i kërkoi gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim me paraqitje për Adriatik Kadillin.
Grupi i xhirimit i Fiks fare ishte i pranishëm sot në gjykatën e shkallës së parë të Pogradecit, ku u mor vendimi për lirimin e Adriatik Kadillit.
Vëtë prokuroria e Pogradecit, pranon se ishte e drejta e të pandehurit për të fituar lirinë në kohën e duhur, por vonesa ka ndodhur nga Gjykata e Lartë. Të dyja dosjet si ajo e themelit dhe ajo për shqyrtimin e kërkesës për shuarjen e masës së sigurisë kanë mbërritur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec vetëm pak ditë më parë.. Sipas prokurorisë, vetëm dy ditë më parë është caktuar gjyqtari i çështjes nëpërmjet shortit elektronik
Adriatik Kadilli tashmë do të rigjykohet nga gjykata e Pogradecit në gjendje të lirë.
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar, pasi lajmit që një prej po...
Mbrëmjen e sotme në emisionin Fiks-Fare do të transmetohet n...
Banorët e ‘Unazës së Re’, pas protestës që zhvilluan gjatë p...
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën, që banorët e ...
Aktori Neritan Liçaj e ka cilësuar vizitën e kryeministrit E...
Ish-zëvendës ministri i Arsimit Taulant Muka ka treguar se ç...
Avokati Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë bombë në një post...
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas protest...
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës tek spitali i Traumës, k...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së sotme të b...
Gazetari Artur Zheji në studion e emisionit “Top Talk” në To...
Në maj të vitit 2014, në orën 11:00, Partia Demokratike zhvi...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Pas protestës së banorëve të Unazës së Re që degradoi në për...
Sot opozita zhvilloi një takim, ku prezantoi kritikat e saj ...
CNA.al sot po sjell një video ekskluzive, ku do të shikoni n...
Kryemnistri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka dërguar një let...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...