web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Troket dimri/ Temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme

17 Nëntor 2018, 07:27, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme u shënuan reshjet e para të dëborës në Dardhë të Korçës, duke paralajmëruar stinën e dimrit.

Edhe fundjava do të karakterizohet nga reshje dëbore në zonat malore, ndërsa temperaturat do të zbresin me disa grade.

Sipas parashikimeve kjo situatë do të vijojë deri të mërkurën e ardhshme. Pas mesit të javës do të kemi një rritje graduale të temperaturave.

Sipas IGJEUM, sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 8 / 15 °C
Në vendet e ulëta: 5 / 15 °C
Në vendet malore: 0 / 5°C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./ CNA.al





Lajmet e fundit nga