web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e fortë e Vangjelit/ Zyrtari i lartë i FBI po heton njerëz me pushtet

16 Nëntor 2018, 20:07, Aktualitet CNA

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit ?Java? në Radio Televizionin Shqiptar.

Vagjeli ka thënë se një zyrtar i lartë amerikan ndodhet në Tiranë dhe se ai është duke hetuar persona me pushtet.

?Një zyrtar i lartë amerikan ka ardhur tre herë në Shqipëri. Dy herë më parë dhe herën e tretë ka qenë këto 10 ditët e fundit. Është një zyrtar i lartë i FBI-së, ia disponojmë emrin po nuk mund ta themi?, – ka deklaruar ai.

Më tej analisti ka treguar se vizita e tij ka ngjallur frikë dhe se ata që po heton nuk janë njerëz të zakonshëm, por njerëz me pushtet.

?Vizita e tij ka ngjallur frikë. Ata që po heton ai nuk janë njerëz të zakonshëm, por njerëz me pushtet?, – ka treguar Analisti Lorenc Vangjeli./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga