Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Nga Julie Peakman
Askush nuk e di me saktësi se si u zbulua opiumi. Dëshmi të hershme të konsumit të tij, janë gjetur në një varrezë neolitike pranë qytetit të Barcelonës në Spanjë, ku duket se është përdorur për efektet e tij narkotike dhe analgjezike. Grekët e lashtë, të cilët e cilësonin opiumin si të shenjtë, mendonin se atë e kishte zbuluar hyjnesha Demetra, së bashku me perëndeshën Popi në Gazi të Kretës.
Lusi Inglis, na tregon se sa e përhapur ishte përdorimi i tij në të gjitha format, nga fara e lulekuqes deri te morfina dhe heroina. Libri i saj i fundit, na informon edhe mbi emigracionin, sëmundjet, tregtinë, misionarët, racizmin, luftërat e Opiumit, Manifestin Gin, varësinë dhe subjektet e shumëllojshme që kontribuojnë në historinë e tij.
Përdorime të reja mjekësore të opiumit janë zbuluar nga dijetarë të ndryshëm arabë të cilët kontribuan në zhvillimet në anestezi, analgjezi, farmakologji dhe kirurgji. Në Bagdad, opiumi përdorej në formën e pilulave dhe si një vaj për trajtimin e sëmundjeve, duke përfshirë lebrën.
Mjeku i Basrës Al-Kindi, hartoi një listë të çmuar të sasisë së saktë të opiumit mjekësor që duhej marrë nga njeriu, ndërsa Al-Razi më i njohur se i pari, ishte ndoshta mjeku i parë në botë që e përdorte opiumin si një anastezik të përgjithshëm.
Në Epokën e Zbulimeve, murtaja kishte vrarë miliona njerëz në Evropë, dhe opiumi u rifut në përdorim si një metodë për të mbrojtur dhe trajtuar pacientët e pasur. Përdorimi rekreativ i kësaj droge, u kopjua me entuziazëm nga qytetarët e Perandorisë Persiane gjatë periudhës së vonë të mesjetës.
Sundimtarët e Perandorisë Mugal, nisën të kishin zakon përdorimin e opiumit, duke e ngrënë atë; Perandori Jahangir ishte kaq shumë i dhënë pas drogës dhe verës, sa që ishte tërësisht i paaftë të sundonte. Rolin e tij duhej ta kryente e shoqja. Në Turqi përdorimi i tij ishte kaq i përhapur, sa që thuhej:?Nuk ka asnjë turk që nuk do ta blejë opiumin me qindarkën e tij të fundit që ka në xhep?.
Në vitin 1676, mjeku Tomas Sjadenham bëri ndoshta zbulimin më me ndikim në shoqëri duke botuar recetën e tij për laudanumin, duke ndarë zbulimin e tij në mbarë botën. Siç thekson Inglis, ?opiumi, përmes manualeve të vjetra, dyqaneve farmaceutike, dhe gjithnjë e më shumë përmes pluhurit të laudanumit, gjeti vend në pothuajse çdo shtëpi?.
Ai ishte aq i pëlqyeshëm, saqë përdorej për kurimin e shumë sëmundjeve deri pas Luftës së Dytë Botërore. Efektet anësore të laudanumit u sqaruan gjerë e gjatë nga kirurgu Xhorxh Jang, i cili shkroi në vitin 1753:?Të gjithë e dinë se një dozë e madhe e laudanumit të vret, ndaj duhen paralajmëruar të gjithë përdoruesit e saj. Ka pak njerëz që e konsiderojnë atë një helm të ngadaltë, megjithëse me siguri ai është i tillë?.
Cilësitë e saj të varësisë u vërejtën veçanërisht tek gratë, të cilat, sipas mjekut francez J.Hektor St John de Krevëkyr, po ?marrin çdo mëngjes nga një dozë opiumit, dhe kjo praktikë është rrënjosur kaq thellë, sa që ngjan si pa kuptim të jetohet pa të?.
Një epidemi e heroinës goditi Çikagon në fund të viteve 1940, duke prekur kryesisht komunitetet e varfra të zezakëve. Shkrimtarët Alen Ginsberg, Zhak Keruak dhe të tjerë të Gjeneratës së Ritmit eksperimentuan me të. Anektoda më famëkeqe i takon shkrimtarit Uilliam S.Burrou që i droguar qëlloi aksidentalisht për vdekje bashkëshorten e tij, gjatë një inskenimi të dramës ?Vihlem Tel?. Ai u bë i varur nga droga, por romanet ?Droga? (1953) dhe ?Dreka e zhveshur? (1959) u bënë klasike të letërisë amerikane.
Burimi: History Today/ Bota.al
Ndryshimet klimatike, kanë bërë që Qershori të karakterizohe...
Mesditën e djeshme, kryeqyteti i vendit u përfshi nga stuhi ...
Prej dy javësh janë hapur aplikimet për projektin “Smile Alb...
Qendra shëndetësore numër 4 në Njësinë 9 dhe dispanceria, kl...
Në fund të javës së parë të qershorit hynë në fuqi një seri ...
Shqipëria është vendi me banesat me numrin më të ulët të dho...
Kërkesa e kahershme e operatorëve të transportit urban qytet...
Besimtarët e fesë Islame festojnë sot ditën e parë të festës...
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi në një postim në faqen e ...
“Grupe terreni për identifikimin e fëmijëve që shfrytëzohen ...
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë hapur aplikimet...
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë dr...
Java e parë e qershorit ka shënuar ditë të nxehta me tempera...
Çmimet globale të mallrave ushqimore bujqësore u rritën në m...
Nga fshati Shëngjergji, i qarkut të Tiranës, ministri ka bër...
Pesticidin methomyl nuk e njohin të gjithë, por një gjë ësht...
“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Sheqeras të Korçës. ...
Spitali i Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë është rehab...
Tashmë kjo ditë është kthyer në një ritual të përvitshëm fes...
“Duhani është shkaktar për 1 në 4 vdekje të shkaktuara nga s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...