web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Surprizë! Aktori i njohur rikthehet në Portokalli sepse nuk i ndahet shpirti nga ky spektakël

27 Tetor 2018, 09:25, Lifestyle CNA

Erand Sojli është rikthyer në ?shtëpi?! Aktori i njohur i humorit ka vendosur të bëhet sërish pjesë e kastit të aktorëve në spektaklin ?Portokalli?. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori në një intervistë për televizionin ?Top Channel?, ku bën të ditur se braktisi Amerikën për të ndjerë edhe njëherë dashurinë e publikut.

?Unë jetoj në Amerikë dhe vij për të punuar në ?Portokalli? sepse nuk më ndahet shpirti nga ky spektakël. E kam nisur këtu dhe e ndjej se duhet të jap kontributin në mënyrë që të ketë shkëlqimin e gjithanshëm. Unë dua të ndjej dhe njëherë dashurinë e madhe të publikut në këtë spektakël, i cili është më i shikuari nga komuniteti shqiptar në Amerikë, ku unë jetoj dhe ushtroj profesionin tim si artist?.- është shprehur Erand Sojli për ?Top Channel?.

Pas 10 vitesh në emisionin ?Portokalli?, Erand Sojli vendosi të provonte një sfidë të re, duke u bërë pjesë e ?Apartamentit 2XL? vetëm për pak kohë. Sojli njihet nga publiku për personazhet si ?Naqja?, ?Xhixh Merimonga? apo edhe ?Mantaxheri?.





Lajmet e fundit nga