web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hodhi ushqimin në kosh, Zonja Tefta “masakron” sjelljen skandaloze të Renato Mekollit

20 Tetor 2018, 11:18, Aktualitet CNA

Skandaloze dhe e turpshme mund të cilësohet sjellja dhe komunikimi i djeshëm i Renato Mekollit me konkurrentët në “Hell?s Kitchen”.

Ai ka ofenduar personat që kanë gatuar, ndërsa ka detyruar një konkurrente të hedhë ushqimin në kosh, duke mos e vlerësuar atë si dhe ka thyer një pjatë.

Mirëpo, teksa konkurrentët nuk kanë reaguar e nuk i janë ndier kuzhinierit të famshëm, nuk mund të rrinte pasive ndaj një situate të tillë zonja Tefta, gruaja që prej vitesh e kemi parë në emisione të ndryshme të mëngjesit duke gatuar me dashuri për shqiptarët.

Ajo evideonton komercializimin, i cili, sipas kuzhinieres së dashur, e ka çuar Renaton në të tilla sjellje.

Zonja Tefta shprehet se është arrogancë të hedhësh ushqimin në kosh e ta shpërdorosh atë, sikurse bëri ditën e djeshme Renato.

 

Reagimi i plotë i zonjës Tefta:

Ndjej keqardhje që për hir të komercializimit, në media serviren formate të gatshme, kopje të këqija të programeve që rezultojnë shumë të ndjekura në vende të tjera. Izolimi që kemi përjetuar për shkak të komunizmit, na hodhi në ekstremin e të admiruarit verbërisht të cdo gjëje që vinte nga jashtë. Kjo tendencë vihet re në emisione si ?Hell´s Kitchen? në Top Channel ? kopje e emisioneve të shefit të famshëm britanik Gordon Ramsay.
Po e prisja me padurim emisionin, me kuriozitetin për të parë sesi do ishte përshtatur në kushtet shqiptare. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin dhe dyshimin që formati i servirur kështu të ketë sukses te ne. Bazuar në atë që pashë mbrëmë, kam frikë se emisioni do të ndikojë negativisht e si pasojë të rinjtë do të stepen e mos ta zgjedhin këtë profesion për të ardhmen e tyre!
Jam përpjekur që përmes emisioneve të mia , të përcjell tek teleshikuesit, edukim, dashuri për ushqimin dhe të ushqyerit shëndetshëm.
Të gatuarit është pjesë e rëndësishme e familjeve shqiptare. Vlerësimi i ushqimit dhe mosshpërdorimi i tij janë vlera me të cilat cdo nënë edukon fëmijën. Aq sa moshedhja e bukës së vjetër, të tharë apo kripës janë kthyer në bestytni, si simbole që tregojnë se sa keq është të shpërdorosh.
Të hedhësh ushqimin për shkak të rrezikshmërisë së sëmundjeve që mund të përhapi në rast të mosruajtjes si duhet është e kuptueshme, por të hedhësh mishin sepse në vend të një racioni, konkurrentja kishte përgatitur dy të tillë është skandaloze. Është veprim shpërdorues që nuk transmeton asnje vlerë te shefat e rinj të kuzhinës, të cilët mosshpërdorimin e produkteve e kanë udhëzim bazë gjatë edukimit të tyre në cilindo institucion kulinar.
Ndërsa lexoj komentet e shikuesve të programit në faqen e facebookut të Top Channel, ndjej admirim për mospërkrahjen e sjelljeve të tilla arrogante të paasnjë kuptimtë.
Si do të ndiheshit të shijonit pjata ?fantastike? nëse pas atij ushqimi që të servirin fshihet një dhunë e tillë verbale dhe psikologjike?! A do e përtypnit dot atë ushqim?
Si e apasionuar pas gatimit e kuzhinës, do vazhdoj ta ndjek këtë emision, por në asnjë moment nuk do të hezitoj të kritikoj sjellje të tilla, që nuk pasqyrojnë kulturën dhe edukatën e shqiptarëve. Një shefe e ardhshme kuzhine nuk mund të punojë me takat 20 pond në kuzhinën e një restoranti! Kuzhina ka kod veshjeje sikurse cdo profession tjetër shef Renato!

 





Lajmet e fundit nga