web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Gjallë qenka, se i ka kërkuar hesap Ramës”/ Me kë u tall keqazi ish-ministri

18 Tetor 2018, 16:07, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë  Rama 1 Ylli Manjani ka  reaguar pas letrës së OSBE drejtuar kryeministrit Edi Rama, pas paralajmërimeve të këtij të fundit për regjistrimin e portaleve.

Në një  postim në rrjetet sociale Manjani ka shkruar me ironi se se OSBE qenka gjallë dhe po i kërkon hesap kryeministrit.

?Gjallë qenka OSBE. Por ajo në Vienë se kjo në Tiranë s?nuk?! I paska kërkuar hesap Kryeministrit??- ka shkruar ish-ministri në postimin e tij.

Kujtojmë këtu se përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, në një letër drejtuar kryeministrit Rama shprehu shqetësimin në lidhje me këtë çështje.

Në letrën e tij  ai, shkruante,  se nisma mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias, pas paralajmërimeve të Ramës, në të cilat është shprehur se ?Nëse nuk regjistrohen rrezikojnë mbylljen?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga