web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trondit gazetari/ Skandalet i ka nxjerrë Berisha, Rama tallej për Tahirin, por pastaj...

15 Tetor 2018, 20:15, Aktualitet CNA

Gazetari Çim Peka është shprehur se skandalet më të mëdha gjatë 5 viteve të fundit, kanë dalë nga Facebook-u i ish- kryeministrit, Sali Berisha.

Gjatë një interviste në emisionin ?Real Story? në Vizion Plus ka thënë se Rama tallej me Sali Berishën, kur thoshte se Saimir Tahiri i kishte kushërinj Habilaj, por më pas rezultoi e vërtetë.

?Fatkeqësisht, skandalet më të mëdha gjatë 5 viteve të fundit, kanë dalë nga Facebook i Sali Berishës. Edhe rasti i Xhisela Malokur, rezultoi i vërtetë?, – ka theksuar Peka gjatë fjalës së tij.

Gjithashtu ai ka thënë se Rama e ka propozuar paketën anti-shpifje  për të spostuar vëmendjen nga ?Babalaja?.

?Sa më shumë ta hap Rama këtë debat, aq më shumë shkon gjuha tek skandalet. Do ta mbyllim shtypin se do Rama, kjo nuk bëhet?, ? ka thënë gazetari. / CNA.al

 





Lajmet e fundit nga