Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Nga Ilir Yzeiri
Shqipëria ka kaluar kohë më të vështira se këto që po kalon tani, e megjithatë ka qenë më dinjitoze. Nëse sheh shtypin apo dokumentet e kohës, shqiptarët kanë jetuar me dinjitet më së shumti dhe nuk shfaqen si qaramanë, grindavecë, sharlatanë, dallkaukë, idiotë dhe gojëndyrë siç shfaqen tani në ligjërimin publik.
Nëse e sheh modelin e shoqërisë shqiptare që paraqitet përmes medies apo përmes narrativës publike, e ke të vështirë të kuptosh se çfarë mendojnë shqiptarët, çfarë muzike ndjekin, çfarë shijesh kanë për artin, çfarë librash lexojnë, si sillen në jetën publike, sa të arsimuar janë, çfarë standardi jetese kanë e kështu me radhë.
Shqipëria e sotme i ka humbur të gjitha parametrat e një vendi normal. Nëse do të shohësh dhe do të analizosh narrativën e kësaj kohe, do të shohësh se heronjtë që mbushin këtë tekst janë kriminelët, hajdutët, trafikantët dhe politikanët që janë transformuar në banda që nuk punojnë për të mbrothësuar vendin e tyre, por që luftojnë për t?u pasuruar e ndeshur me kundërshtarin.
E them me plot gojën dhe me bindje të plotë, se autori i kësaj narrative të pështirë është bërë Sali Berisha. Është e paimagjinueshme sesi një profesor, një mjek, një intelektual, pa përmendur pastaj ofiqet që ka pasur si shtetar i këtij vendi, të transformohet në një njeri të pështirë që merret me të gjitha punët e pista që mund të merret një njeri. Si ka mundësi që ky njeri shpif dhe ndërton histori të ndyra për ata politikanë që nga mosha janë djemtë e tij, sajon historira në fb që nuk janë të denja as për ato forume që nuk kanë asnjë grimë dinjiteti e morali.
Si ka mundësi që ky njeri të transformohet në një plak të lig, llafazan, gojështhurur, shpifës si ato plakat e çmendura që kanë shkallmuar çdo vetëpërmbajtje në vetëdije. Paralel me këtë mostër vijnë pastaj edhe llojet e spektakleve e shfaqjeve televizive në të cilat lloj-lloj vanitozësh promovojnë jetën boshe dhe kultin e luksit e të parasë.
Femra që kanë vënë pasuri nga tallvatë apo nga dashnorët trafikantë, meshkuj që nuk dinë se çfarë është puna dhe përunjësia, pushtojnë mendjet e shqiptarëve nga mëngjesi në darkë aq sa të krijohet përshtypja se në këtë vend nuk jetojnë njerëz por kanibalë që janë gati të shqyejnë gjithçka vetëm e vetëm që të pasurohen e t?u mburren të tjerëve me luksin dhe me kokën bosh.
Edhe nëse bëhet ndonjë gjë që e paraqet këtë vend ndryshe, ato ngjarje janë diku në periferi dhe për ato nuk flet askush. Ne nuk e dimë fjala vjen se cili është libri që duhet të lexojmë, cilat janë tekstet që shkruhen dhe që tregojnë kohën ku jetojmë. Ne nuk jemi shoqëri që komunikojmë me njëri tjetrin me tinguj muzike, me fjalën e bukur apo me ide, ne jemi një shoqëri që komunikojmë me njëri-tjetrin me klithma sharjesh, shpifjesh e fyerjesh.
Kalon një vit dhe ne nuk kemi një këngë që ta këndojmë të gjithë që të bëhet hiti ynë, në vend të saj ne kemi histori këngëtaresh që bëhen shkak që të vriten njerëz, ne nuk kemi një libër që të bëhet objekti ynë i diskutimit dhe debatit, në vend të tij ne kemi një manual ku shahet me libër shtëpie kundërshtari politik, ne nuk kemi një film apo një serial ku të projektojmë apo të shohim veten tonë, ne vend të tij kemi filmat horror që na paraqesin ata që kanë zaptuar skenën publike të këtij vendi me një aktor të çmendur si Sali Berisha.
Kurrë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq shumë të fragmentarizuar, të përçarë e të ndarë sa tani. Të gjithë kundër të gjithëve në një vend që nga viti në vit po tkurret e po plaket, shqiptarët po masakrojnë me mesazhe negative fëmijët e tyre, duke harruar se kështu, e ardhmja nuk dihet si mund të jetë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar repli...
Një aksident i frikshëm ku u përfshinë tre automjete u regji...
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo pas divorcit me b...
Instituti i Statistikave ka publikuar raportin për indeksin ...
Shkencëtarët kanë bërë thirrjen e fundit përsa i përket para...
Ka përfunduar mes duartrokitjesh të gjata dhe falenderimesh ...
Nënkryetari i LSI, Luan Rama, ka ftuar mazhorancën për të di...
Ish-Ministrja e Brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska, ...
Prova më e fortë që ka Prokuroria në duar lidhur me rastin a...
Policia e Krujës ka vendosur të marrë në mbrojtje Xhisiela M...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet soci...
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, di...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në studion e emisioni...
Një ndër lajmet që ka marrë vëmendje maksimale mediatike dhe...
Kreu i LZHK, edhe njëherëz, aleat i Bashës, ka komentuar pro...
Miqtë e Justin Bieber mendojnë se veprimet më të fundit të k...
Ardhja e sezonit të ri nënkupton vetëm një gjë, që duhet të ...
Ka një risi të rëndësishme për ekspertët e iPhone këtë vit. ...
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas sulmit të dy...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...