web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emiljano Nuhu parapërgatiti arratisjen?/ Zagani zbulon një fakt të ri: Çfarë bëri ish-oficeri 6 muaj më parë

8 Tetor 2018, 07:52, Aktualitet CNA

Ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani ka publikuar një fakt të ri në mbrojtje të Emiljano Nuhut, ish-nënkomisari i cili denoncoi rastin e dhunës ndaj Xhisiela Malokut, ish-e dashura e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Në një postim në rrjetet sociale, Zagani publikon një fakt të ri se pse Nuhu, nuk e ka sajuar siç është akuzuar nga disa media dhe opinionistë se gjithë këtë situatë e ka krijuar për të përfituar azil politik bashkë me familje, me pretendimin se është kërcënuar edhe nga politikanë për të mbyllur dosjen në ngarkim të djalit të deputetit.

Zagani shkruan se Nuhu, 6 muaj më parë kishte marrë një kredi në bankë për të blerë shtëpi, çka sipas tij hedh poshtë të gjitha pretendimet se ai ka ngritur këtë ?alibi? për të braktisur detyrën.

Reagimi i plotë:  

Per te gjithe ju mendimtaret (opinioniste) dhe ju gazetare qe dini gjithcka qe para se te ndodhi( dua mirekuptimin e shum e shume gazetareve e opinionisteve te vertete pasi jo te gjithe futen tek i njejti thes) , une ?krimineli? ne arrati kam nje pyetje te thjeshte, dhe dua pergjigjen tuaj?!

A mundet nje oficer kariere ne polici (flas per Emiliano Nuhun qe besoj ia njifni tashme karieren dhe vleresimet) qe para se te pergatise nje alibi per te braktisur detyren dhe kerkuar azil duke perdore dhe politikanet tane te ?ndershem? ne kulem sic jane Taulanti me miqt e tije Turi e Rahmani, te bleje nje shtepi me kredi nga banka pikerisht 6 muaj para se te kryeje kete aktin e ?shemtuar? qe kerkoi te njollose emrat e ndershem te lartpermendur ,shtepi qe as e pagoi as e gezoi dote?!

P.s..pyetjes do i shtoj edhe kete pike?pse asnje nga ju qe zbuloni e nxirni edhe ato qe ai ka me mendje, nuk arritet ta zbuloni kete fakt kaq te thjeshte dhe ta beni publike biles edhe ta argumentoni ashtu si dini ta beni me mire..ka njeri nga ju mendjendriturit qe i sherbeni me devotshmeri paguesit me te mire ndonje spjegim lidhur me kete ?po pres me padurim..!





Lajmet e fundit nga