Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pak ditë më parë aksionerët e kompanisë Telekom Albania vendosën të lënë tregun shqiptar duke nxjerrë në shitje paketën e kapitalit aksioner. Menjëherë pas këtij lajmi dy kompani me origjinë respective nga Bullgaria dhe Serbia u futën në garë për të marrë aksionet e Telekom Albania. Më pas u duk se ?Telekom Serbia? ishte favorit në blerjen e Telekom Albania pas ofertës që propozoi prej 60 milion eurosh. |Por burime të brendëshme kanë bërë të ditur se drejtuesit e ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të kompanisë serbe
i kanë shprehur atyre faktin se futja në tregun e telefonise celulare mund të rezultojë problematike edhe për vet Telekom Serbia për shkak të ngjyrimeve politike që mund të marë. (AEI)
Edhe pse oferta ishte e konsiderueshme dhe do të siguronte futje të kapitalit të ri në vend ajo u pa si një kërcënim i sigurisë së brendshme të vendit. Nga ana tjetër shitja e Telekom Albania duhet të ndodhë. Me refuzimin e hyrjes së kompanisë serbe në treg, ofruesi i rradhës pritet të jetë Alb Telecom sh.a, ndër kompanitë më të vjetra të Shqipërisë e që sot zotërohet nga aksionerë e drejtorë nga Turqia.
Blerja e mundshme e Telekom Albania nga Alb Telecom mund të shihet si një hap prapa për vendin duke qenë se tregu do të të jetë akoma më i përqendruar dhe mungesa e konkurrencës mund të sjellë rritje të tarifave. Kur Plus Communication hyri në tregun e telekomunikacionit në viti 2009, rritja e konkurrencës u pasqyrua në uljen e fitimeve të dy kompanive ekzistuese. Tashmë që Plus doli nga tregu për shkak të mosrealizimit të fitimit, tregu ka qenë më i prekshëm ndaj vendimeve oligopoliste abuzuese me konsumatorët.
Përshembull në tregun celular në dy vitet e fundit janë vërejtur disa praktika që kanë dëmtuar interesin e konsumatorit. Ndër këto ndryshime janë dhe ndryshimet e aplikuara nga Albtelecom, Telekom Albania dhe Vodafone Albania në Mars 2016 duke reduktuar afatin e përdorimit të ofertave mujore nga 30 ditë në 28 ditë. Autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare (AKEP) po bashkëpunon edhe me AK dhe me Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorit, pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, dhe qëndrimi zyrtar i AKEP për këtë cështje është që operatorët duhet të rikthejnë kohëzgjatjen mujore (30 ditore) të vlefshmërisë së paketave tarifore celulare standard bundle me parapagim 28 ditore.
Pjesa e tregut të kompanisë Telekom Albania përsa i përket përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare për vitin 2017 zë 34% të totalit, ndërsa pjesa e Alb Telecom është 13%. Bashkimi i mundshëm i këtyre dy kompanive, teorikisht, do të bëjë që Alb Telecom të zotërojë 48% të tregut dhe me mungesën e Plus Communication kjo pjesë mund të jetë edhe më e madhe. Kështu Shqipëria do të kthehet plot 15 vite prapa ku në treg operonin vetëm 2 kompani, e të cilat formonin duopolin në tregun e telekomunikimit. Nëse autoritetet kanë konstatuar praktika që dëmtojnë konsumatorin edhe në kohën kur tregu përbëhej nga 4 kompani, atëherë ?farë mund të pritet të ndodhë me interesat e konsumatorit, tani që tregu do të zvogëlohet sërish.
Në teorinë ekonomike, duopoli është një treg i dominuar tërësisht nga dy kompani që ndajnë pjesë të barabartë të tregut dhe marrin vendime mbi prodhimin dhe politikën e ?mimeve të përbashkëta duke shmangur konkurrencën mes njëri tjetrit dhe duke përfituar nga pozicioni i ofruesit të vetëm për të abuzuar me të drejtat e konsumatorëve. Abuzimet kanë qenë të pranishme pothuajse gjithmonë. Së fundmi gjoba e akorduar nga Autoriteti i Konkurencës ndaj Vodafone dhe Telekom Albania për shkelje të konkurrencës dëshmon se këto praktika janë pjesë organike e strategjive të kompanive që ofrojnë shërbime të telekomunikacionit. Këto kompani kanë refuzuar të japin detaje mbi vendosjen e tarifave e për këtë arsye janë bërë subjekt i gjobave.
Me përthithjen e mundshme të Telekom Albania nga Alb Telecom, kjo e fundit do të operojë së bashku me Vodafone duke sjellë sërish të njëjtën gjëndje të tregut si 15 vite më pare. Oferta e refuzuar nga Serbia, ishte më eficente ekonomikisht, duke qenë se konkurenca do të ishte më e madhe dhe mundësitë për abuzime do të reduktoheshin.
Megjithatë kur ?ështja u shqyrtua në dimensionin politik, atëherë u konstatua e rrezikshme për sigurinë kombëtare, zotërimi i një prej kompanive më të mëdha nga serbët. Nga ana tjetër, Turqia vazhdon dominimin ekonomik të Shqipërisë. Me zotërimin e bankës më të madhe, kompanisë ajrore, kompanisë së telefonisë fikse dhe së shpejti edhe me zotërimin e kompanisë së telefonisë celulare, Turqia do të zotërojë pikat kyce të ekonomisë, duke rritur dominimin e ish perandorisë osmane në Shqipëri, me synim përhapjen e saj në ballkan. Kështu ky problem merr edhe një dimension politik. Por ajo që mbetet kryesore është kërcënimi i konkurrencës në tregun e telefonisë celulare.
Institucionet si Autoriteti i konkurrencës duhet të ekzaminojnë këtë mundësi si shkelëse e konkurrencës dhe dëmtuese të interesave të konsumatorëve përpara se të merret një vendim final. Interesi i publikut është mbizotërimi i konkurrencës e cila do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve dhe do të ulë ndjeshmërisht ?mimet. Nga ana tjetër përqendrimi i tregut në vetëm dy kompani duhet të shihet si dëmtues i interesave të konsumatorëve dhe duhet të parandalohet nga institucionet ashtu si? u parandalua mundësia e hyrjes në treg të një kompanie serbe./AEI
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, nëpërmjet n...
Deputeti Flamur Noka me anë të një deklaratë për mediat ditë...
Një lloj specifik i testeve digjitale të shtatzënisë si duke...
Dy astronomë besojnë se kanë gjetur një hënë që orbitën një ...
E kishit menduar ndonjëherë se fotot e këmbëve tuaja mund të...
Shkenca mund të na ketë ‘bekuar’ me ilaçe, udhëtime ajrore d...
Sally Bedel Smith, autorja e librit “Charles, Princi i keqku...
Formatimi i kompjuterit dhe riinstalimi i një sistemi operat...
Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka zbardhur deta...
Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ka qënë i f...
Ka qenë gazetarja Klodiana Lala ajo që ka bërë të ditur iden...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dëshmuar s...
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka qënë i pra...
Kivanç Tatlitug është gati për projektet e reja në kinematog...
Atentati i mbrëmshëm, ku mbeti i vrarë një person dhe të pla...
Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mb...
Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një k...
Kur vjen puna tek VIP-at, publiku do të dijë gjithçka, si pë...
Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramo...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...