Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Azgan HAKLAJ
30 shtatori është një ngjarje madhore për Maqedoninë, por në mënyrë të veçantë për shqiptarët që banojnë aty, por dhe për historinë e Kombit Shqiptar, për vet peshën që ka vota e shqiptarëve tani në këtë Referendum, ndryshe nga ai i viteve 91.
Shqiptarët kësaj rradhe do të përcaktojnë rezultatin dhe se me pjesëmarrjen plebishitare në votim dëshmojnë realisht sa janë dhe me votën pro përcaktojnë kahjen Europiane të Republikës së Maqedonisë, si faktor determinant, shtetformues e i rreshtuar pa mëdyshje në krahun e Aleancës Atlantike e BE-së.
Vota e shqiptarëve ka peshë të madhe dhe rradhitet me dinjitet përkrah evenimenteve më të mëdha historike të Kombit Shqiptar.
Kjo besëlidhje shqiptare, referendare unike është simoter e Besëlidhjes së Lezhës, Lidhjes së Prizrenit, Kuvendit të Vlorës e Aktit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Kaçanik.
Në Nentorin e parë Heroi ynë Kombëtar shpalli Pavarësinë nga Perandoria Otomane, shpalosi Flamurin Kuqezi dhe bashkë me lirinë konstruktoi shtetin Arbëror në aleancë të ngushtë ushtarake e politike me Fuqitë Perëndimore, Mbretërinë e Aragonës, Venedikun, Republikën e Raguzës e Papatin.
Në Vitin Jubilar të Moisiut tone, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) Shqiptarëve të Maqedonisë u takon fati e nderi i merituar historik të vendosin me votën e tyre vulën e përjetshme në projektit madhor panshqiptar dhe Euroatlantik për një Maqedoni e Shqipëri Europiane.
Po përse është kaq e rendësishme e me peshë historike vota e shqiptarëve të Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit?
Shqiptarët janë faktor shtetformues në këtë Republikë të vogël nga territory, por tepër të rëendësishme në pikëpamjen gjeo-politike të Fuqive të Mëdha.
Republika e Maqedonisë është nyja gordiane e politikës sllavëruese në Ballkan, krijesë artificiale e Jugosllavisë Titiste në një krizë të thellë identiteti dhe e mbajtur peng nga politikat shoviniste ruso-bullgare, në armiqësi me fqinjin jugor Greqinë, për shkak të emrit dhe pretendimeve territoriale.
Maqedonia është shndërruar pikërisht për shkak të shqiptarëve autoktonë aty dhe etno-gjenezës së saj, një vend kyç për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Perëndimi, NATO dhe BE i ka djegur kartat diplomatike ruso-sllave, të cilat hartuan skenarin e shpërbëries së saj.
Pas luftës për të drejtat universale, politike e atyre kombëtare të shqiptarëve e arritja e Marrëveshjes së Ohrit, ajo që ju intereson më së shumti shqiptarëve të Maqedonisë nuk është shpërbërja e këtij shteti e as ruajtja e mundimshme e status-quosë në një shtet të modelit nacionalist alla-Gruevski, por një Maqedoni Europiane, antare e NATO-s dhe Bashkimit Europian.
Referendumi i 30 shtatorit që vulos të ardhmen e Maqedonisë është një bonos i merituar, të cilin SHBA-NATO-BE u bajnë shqiptarëve të Maqedonisë e mbarë Kombit Shqiptar, luftërave e betejave shekullore për liri, sakrificave e vokacionit perëndimor të shqiptarëve.
Vota plebishitare e shqiptarëve, përcaktuese për një Maqedoni Europiane do të ndaj në dysh nyjën gordiane e do të mbyllë përgjithmonë Kutinë e Pandorës ku ruhen prej shekujsh furtunat e nacionalizmit ekstrem rus, Neçertania, Megalidheja dhe neootomanizmi.
Për të mbërritur në këtë moment historik shqiptarët e Maqedonisë kanë kaluar në një kalvar të gjatë vuajtjesh e sakrificash të mëdha në kohët e vjetra dhe të reja.
Shpirti liridashës e paqedashës i shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre etnike në Maqedoni. Rreshtimi i tyre në kahjen e drejtë të historisë përkrah Aleancës Perëndimore janë produkt i një pjekurie të thellë politike dhe i një vizioni të qartë për të ardhmen historike e fatin e Kombit.
Me 30 shtator shqiptarët duhet të votojnë për identitetin kombëtar e rrenjët e lashta historike europiane të Kombit Shqiptar.
Për korifejtë e tyre që u prinë përjetësisht në rrugën historike.
Ata duhet të votojnë për emblemat e ndritshme të Shqpërisë Europiane, Gjergj Kastriotin (Skenderbeun) e Bijën e tyre Shën Terezën.
Për Arbër Xhaferin, për prijësin e tyre, gjeneralin e luftës e arkitektin e paqes Ali Ahmetin.
Më dt. 30 shtator Shkupi është kryeqyteti shpirtëror i Kombit tonë.
Të gjithë shqiptarët janë në këmbë për të brohoritur ngadhnjimin e lirisë e demokracisë, për të thirrur solemnisht në simfoni fitore.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar u ban thirrje vallazërore shqiptarëve të Maqedonisë dhe atyre që jetojnë në Diasporë:
Ngrihuni në kembë si një trup i vetëm, me krenari kombtare e përgjegjësi të lartë historike dhe me votën tuaj plebishitare vendosni Maqedoninë në krah të Aleancës së lirisë, SHBA e BE.
Nderojeni Kalorësin e lirisë, Gjergj Kastriotin, që ju pret madhështor në Sheshin e tij përballë Kalasë së Shkupit
Shpirti i Kombit e lutjet e Shën Terezës janë me Ju!
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Deri në mesditë, vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira ...
Nis zyrtarisht një fazë e re në jetën tuaj, ndaj jini më kur...
Kryeministri i Francës Eduard Filip, i ka mbyllur derën hapj...
Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës, ka njoftuar sedo të padi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Torturat makabre mbi trupin e 25 vjeçares Xhisiela Maloku nu...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë u ka bërë thirrje prokurorvë që...
Gjatë emisionit “Fiks Fare” është zbuluar skandali, se si sh...
Teksa shumica e fustaneve të nusërisë janë me mëndafsh, sate...
Hakerat kanë sulmuar rreth 50 milionë llogari në Facebook, d...
Matematikani britanik, Michael Atiyah, ka njoftuar se ka gje...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Gjykata e Kavajës ka ndryshuar masën e sigurisë për katër të...
Holta Pilz është një bodybuilder-e mjaft e famshme, e cila v...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi në një i...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë e ftuar ...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi në një i...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar ...
Gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit “Java“ në TVSh është sh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...