LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Investigimi/ Edi Rama i dha leje ndërtimi vjehrrit të Bashës

27 Shtator 2018, 13:33, Aktualitet CNA
Investigimi/ Edi Rama i dha leje ndërtimi vjehrrit të Bashës

Prej disa ditësh, CNA.al ka filluar publikimin e disa dosjeve investigative të cilat lidhen me politikanë kryesisht të rangut të lartë, pasuritë e tyre, por edhe me përfitimet që ata kanë pasur apo edhe konfliktet e interesit në rrethin e tyre familjar. Firma, licensa, palate etj.

Jo pa qëllim e filluam nga kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, për shkak të propozimit që ai bëri për Vetting në politikë. Një Vetting që kërkonte ta mbante vetëm tek sfera e kriminalizimit, dhe në asnjë rast nuk shkonte tek Vettingu i plotë i pasurisë së politikanëve dhe familjarëve të tyre.

Ne prej disa ditësh, publikuam fillimisht një dosje të plotë me xhiron dhe deklarimet në tatime të kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës, drejtuar edhe nga bashkëshortja e tij Aurela Basha.

Prej dy ditësh kemi publikuar dy leje ndërtimi. Një në rrugën e Elbasanit dhe një në Ali Demi, dy pallate të ndërtuara nga ortaku i vjehrrit të Lulzim Bashës, Xhuvi Sharxhi. Të dyja lejet janë të firmosura nga Lulzim Basha, në kohën që ai ka qënë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Por, le të shohim një pallat të tretë. Një ndërtim të tretë. CNA.al, duke e thelluar investigimin dhe duke hetuar më tej në dokumentet zyrtare në QKB, duke hetuar lejet dhe duke bërë kërkime, na rezultoi se ka një tjetër pallat, ndërtuar nga subjekti ?XH&XH 2010?, me ortakë Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, e cila është tek ish-fusha e Aviacionit.

Por, ndryshe nga dy lejet e firmosura nga Lulzim Basha, ky pallat duket të jetë një investim i bërë në kohën e Edi Ramës, në kohën kur ky i fundit ka drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Në rast se do të shohim lidhjet e firmave dhe subjekteve ku ka ndërtuar Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, nga një kërkim i thjeshtë në internet del se është një firmë që quhet ?GB-AKonstruksion?, në listën e së cilës ka shumë aktivitete, investime dhe zhvillime, por po të shohësh rrjetin e firmave me të cilat ajo bashkëpunon, diku mund të gjesh edhe shoferin e Lulzim Bashës, pronar me përqindje të caktuara në një nga kompanitë ku ?GB-A KONSTRUKSION? ndërton dhe zhvillon prona private dhe investime të tjera, përfshirë këtu edhe tendera të fituara  në shtet.

Nëse shohim faqen e ?GB-A KONSTRUKSION? nga viti 2017-2018 nuk ka asnjë aktivitet të deklaruar dhe në QKB ky subjekt duket i pezulluar. Por, po të ecësh më poshtë dhe të shikosh punët e kryera dhe ato që janë reklamuar tek kjo firmë rezulton pallati i Lulzim Bashës i shembur në Vlorë, pallati i vjerrit, pra i Xhaferr Isufit, i cili u kushtoi taksave të shqiptarëve mbi 16 milion euro.

Rezulton pallati i ndërtuar tek Rruga e Elbasanit.

Gjithashtu rezulton edhe pallati i ndërtuar tek Rruga Ali Demi. Të gjitha këto nga vjehrri i Lulzim Bashës dhe ortaku i tij.

Por, po të shohësh midis rreshtash në vitin 2011, siç e shihni edhe nga foto e mëposhtme e nënvizuar, pra zyrtarisht e gjetur në faqen e ?GB-A KONSTRUKSION? firma ?XH&XH? ka zhvilluar një pallat tek ish-Fusha e Aviacionit Civil, në kohën kur kryetar bashkie ka qënë Edi Rama, kur ky i fundit drejtonte Tiranën, sot kryeministër.

 

Pra, përtej dy lejeve  të dhëna nga Lulzim Basha, për ortakun e vjehrrit të tij dhe zhvillim pronash, në qoftë se do të shohësh foton e mesipërme dhe  linkun e faqes më poshtë, , e cila shpresojmë se nuk do të mbyllet ashtu siç është mbyllur edhe aktiviteti i subjektit në QKB dhe shumë firma të lidhura me Xhuvi Sharxhi e Xhafer Isufit dhe të gjithë bashkëpunëtorët në ndërtim të vjehrrit të Bashës, apo kompanitë që lidhen me të, të cilat kryesisht janë pasive po ti shohësh në QKB.

Shpresojmë që faqja online të mos mbyllet, por gjithësesi ne kemi ruajtur të gjitha fotot , të gjitha investimet e bëra nga ?XH&XH 2010?, e cila është firma Xhafer Isufi dhe Xhuvi Sharxhi, pra vjehrri i Lulzim Bashës dhe ortaku i tij.

Investimi në vitin 2011 në kohën e Edi Ramës kryetar Bashkie, lejet e dhëna nga Lulzim Basha, pallatin në Vlorë si dhe investimet e tjera. Ne i kemi ruajtur të gjitha këto foto dhe kemi shkarkuar të gjithë faqen e internetit, që edhe në qoftë se kjo do të mbyllet të jenë një provë për të mos u humbur.

Pra, përtej dy pallateve të firmosura nga vetë Lulzim Basha për ortakun e vjehrrit të tij, kemi dhe pallat nga Edi Rama për familjarët e Lulzim Bashës. Këtë e thotë kompania në faqen e saj zyrtare. Kompani e cila ka zhvilluar të gjitha pronat e vjehrrit të Lulzim Bashës dhe ortakut të vjehrrit të tij dhe kjo e faktuar me dy dokumenta në shkrimet që ne po i ripublikojmë edhe më poshtë.

Dokumentet ekskluzive/ Lulzim Basha i dha pallat ortakut të vjehrrit

Dokumentet ekskluzive/ Zbulohet leja e dytë e Bashës për ortakun e vjehrrit

Lajmet e fundit nga