web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Diferenca është një peshqir! Gocat e famshme që kanë gjetur zgjidhjen më të mirë për një foto Instagram-i

25 Shtator 2018, 07:50, Lifestyle CNA

Paraqitja e Rita Orës në MTV EMAs vitin e kaluar bëri shumë bujë në mediat botërore.

Këngëtarja shqiptare zgjodhi që të shfaqej në tapetin e kuq me një robdeshambër të bardhë dhe një peshqir në kokë. Shumëkush e quajti diçka të veçantë këtë zgjedhje të Ritës dhe të gjitha mediat e komentuan këtë gjë.

Por duket se peshqiri i vendosur në flokë njësoj siç del nga dushi qenka kthyer në trend. Kjo gjë ka tërhequr  vëmendjen edhe të shumë vajzavetë njohura për publikun. Shumë prej tyre e kanë një foto të tillë në Instagram, një ?caption? ky i pëlqyer shumë nga ndjekësit.

Është kaq e thjeshtë të bësh një foto të bukur edhe kur flokët e tua janë një tmerr i vërtetë. Vendos një peshqir në kokë, nëse edhe rrobat nuk po i zgjedh dot edhe një rrobdeshambër dhe ja ku sapo shkrepe një foto të bukur. Në fund të fundit ti po hedh në Instagram diçka që Rita Ora zgjodhi ta bënte përpara gjithë botës.





Lajmet e fundit nga