web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rindizet rivaliteti mes spikereve, njëra rikthehet në Top Channel, tjetra lë punën?

24 Shtator 2018, 10:40, Lifestyle CNA

Dy ditë më parë u bë e ditur që një nga figurat më të njohura të Top Channel e që i ka munguar ekranit, Monika Stafa është rikthyer. Pasi u shkëput dy vite, Monika u shfaq pardje duke dhënë lajmet e mesditës.

Me ardhjen e Monikës, një tjetër figurë e njohur, prezantuesja Beti Njuma po mendon largimin. Burime kanë thënë për “Prive” se largimi i Betit rikthen në vëmendje raportin jo të mirë mes saj dhe Monikës. Dy prezantueset janë përplasur publikisht në vitin 2012 e që atëherë kanë rivalitet.

Beti deri tani kishte rol kryesor në lajmet e Topit, por “Prive” shkruan se prezantuesja po shqyrton ofertat për të kaluar në Ora News. Megjithatë lëvizja e Betit në Ora News nuk është e konfirmuar ende nga vetë prezantuesja.





Lajmet e fundit nga