web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta niset drejt SHBA-ve/ Zbardhet axhenda e Presidentit

22 Shtator 2018, 17:35, Aktualitet CNA

Presidenti, Ilir Meta u nis sot drejt SHBA-ve, ku do të marrë pjesë në sesionin e 73-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Në mbledhje do të diskutohet rreth çështjeve dhe problemeve të sigurisë globale, të dretat e njeriut dhe përgjegjësinë kolektive të OKB-së në ndërtimin e shoqërive paqësore dhe të drejta.

Gjatë vizitës zyrtare në New York, Meta do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane edhe me përfaqësues e anëtarë të shumtë të bashkësisë shqiptaro-amerikane që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /CNA.al





Lajmet e fundit nga