web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Fluturimi i gazetarëve me “Lasgushin”/ Të rinjtë e Pogradecit mesazh të fortë Ramës

21 Shtator 2018, 15:39, Aktualitet CNA

Në qytetin e Pogradecit është duke u zhvilluar për herë të tretë shkolla verore ?Historia Ime?.

Në kuadër të trajnimit të ?Street Art? dhe ?Aktivizëm?, trajnuesi dhe artisti Ergin Zaloshnja së bashku me disa të rinj pjesëmarrës, kanë realizuar një poster me imazhin e poetit të njohur pogradecar Lasgush Poradeci.

Siç shihet edhe në poster, goja e poetit të njohur është e mbyllur nga logoja e televizionit të kryeministrit Rama, ?ERTV?, kurse në fund shkruhet me shkronja kapitale ?VARGU I LIRË?.

Mësohet se ky poster është vendosur në zonat më të frekuentuara të qytetit të Pogradecit.

Me anë të këtij posteri të rinjtë, kanë  dashur të tregojnë se media dhe liria e fjalës është uzurpuar totalisht nga kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë këtu se gjatë ditës së sotme kompania ?Air Albania? me avionin e quajtur ?Lasgush?, ka çuar në Stamboll disa gazetarë të përzgjedhur, nga ekipi i kryeministrit Rama.

Kurse gazetari Armand Braho është shprehur se ky nuk do të jetë posteri i parë, pasi të rinjtë do të krijojnë postera të tjerë për çdo poet apo shkrimtar që do të ketë emrin në avionat e ?Air Albania”.

Në një postim në rrjetet sociale gazetari ka shkruar se rastësia bëri që ky poster të vendosej në qytetin e lindjes së shkrimtarit, ditën kur kompania ?Air Albania? me avionin e quajtur ?Lasgush?, kryen fluturimin drejt Stamollit, duke pasur në bord gazetarë.

Postimi i plotë

Sic dihet poeti dhe shkrimtari I njohur Lazgush Poradeci, solli risinë e vargut të lirë në letërsinë Shqiptare.

Rastësia e solli që vepra në fjalë të vendosej në qytetin e lindjes së shkrimtarit, ditën kur kompania ?Air Albania? me avionin e quajtur ?Lazgush?, kryhen fluturimin e pare, duke pasur pasagjer një pjesë të konsiderueshme te VIP-ave, mediave dhe enturazhin që rrethon kryeministrin Rama.

Ky është posteri I pare, I një serie posterash me portretet e çdo poeti apo shkrimtari që do të ketë emrin në avionat e ?Air Albania./ CNA.al

Më poshtë po ju sjellim pamjet e posterit

 

 





Lajmet e fundit nga