web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teatri Kombëtar/ Opozita e bashkuar letër kreut të Kuvendit

19 Shtator 2018, 14:44, Aktualitet CNA

Opozita e bashkuar, përfaqësuar nga dy krerët e grupeve parlamentare Edmond Spaho i PD-së dhe petrit Vasili i LSI-së, nëpërmjet një letre i kërkojnë kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi të mos përfshijë në seancën e së enjtes ligjin për teatrin.

Në letrën e opozitës thuhet se ?miratimi ?pro? i Dekretit të Presidentit, sjell automatikisht rrëzimin në tërësi të ligjit.?

Spaho dhe Vasili theksojnë se i vetmi veprim që duhet të kryejë Kuvendi në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren është votimi pro i dekretit dhe kthimi i ligjit mbrapsht në qeveri.

Edhe pas ndryshimeve të paraqitura nga PS, ditën e djeshme në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, opozita shprehet se ky ligj i paprecedentë është një akt korruptiv dhe kriminal, që asgjëson Kushtetutën dhe ligjëron tjetërsimin korruptiv të pasurive publike./ CNA.al





Lajmet e fundit nga