web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në arsim/ Mijëra fëmijë shqiptarë mbeten rrugëve

18 Shtator 2018, 07:22, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka denoncuar sot situatën në sistemin arsimor, ku për këtë vit disa shkolla në vend janë mbyllur.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka publikuar një video, ku banorët shprehin shqetësimin e tyre për mbylljen e shkollave, ndërsa kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit.

Vet Basha sulmoi kryeminisrtin Edi Rama, ndërsa shkruan se ky i fundit ka lënë mijëra fëmijë shqiptarë rrugëve.

?Që dje kryeministri mashtrues i çarterave dhe luksit për vete, ka lënë mijëra fëmijë shqiptarë rrugëve. Sa më gjatë ky kryeministër, aq më shumë shkolla të mbyllura dhe fëmijë të braktisur.?-shkruan Basha në postimin e tij.





Lajmet e fundit nga