web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

18 Shtator 2018, 07:50, Lifestyle CNA

Moderatorja simpatike Jona Spahiu është bërë nënë për herë të parë.Jona ka sjellë në jetë sot djalin e saj me partnerin Frenkli Ymeri.

Bukuroshja brune kurorëzoi dashurinë e saj në martesë në mesin e muajit qershor, me Frenklin, pasi kishin disa vite të lidhur.

Pak kohë më pas ajo bëri më dije se ishte në pritje të ëmbël ndërsa zbuloi edhe gjininë e foshnjës.

Ky është fëmija i parë për çiftin dhe sigurisht lumturia më e madhe ndaj dhe Jona ka ndarë shpesh momente të veçanta nga shtatzënia në Instagram, nga nepset në të ngrënë, te dhurata e parë e partnerit për të birin.

Dyshja nuk e ka bërë ende publik lajmin e madh, ndërsa pritet nga çasti në çast ta ndajnë gëzimin me ndjekësit. Ne i urojmë vogëlushit jetë të gjatë dhe të lumtur!





Lajmet e fundit nga